Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKMF në Fushë Kosovë.
I njëjti ishte dërguar në ambulancë pasi i është keqësuar gjendja.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
“Rr.Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 16.09.2022 – 22:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, ka marrë tretman mjekësor nga QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Front Online