×
  • Lajme
  • Lajme

    Vde*kja e komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralit Mike Jackson.

    Haradinaj ka thënë se Gjenerali Jackson ishte personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë.

    “Lajmi për shkuarjen në amshim të Gjeneralit Mike Jackson, Komandantit të parë të KFOR-it, më mërziti shumë pasi që ai ishte personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë. Gjeneral Jackson, ishte lider pragmatik, ushtarak me plot kuptimin e fjalës dhe mik i madh i Kosovës. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në disa procese vendimtare për vendin”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka shtuar se kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë.

    “Për mua ka qenë një nder i veçantë që të bashkëpunoj me të gjatë procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës, dhe nga ky bashkëpunim lindi një miqësi e sinqertë. Kontributi i tij për Kosovën është i pazëvendësueshëm dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë, me mirënjohje të përhershme, transmeton Klankosova.tv.

    U prehtë në paqe”, është shprehur Haradinaj.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së, Rashit Qalaj thotë për “Front Online” se Serbia e ka shkelur marrëveshjen për...
    Lajme16 Tetor 2024
    Një postim i Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, ku krahason shushunjat me opozitën ka hapur rrugë për kritikë për qytetarët drejtuar me...
    Lajme16 Tetor 2024
    Me iniciativën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme. Kjo...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Ka vdekur komandanti i parë i KFOR-it, Gjenerali Sir Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare. Ambasada britanike në Kosovë njoftoi për vdekjen e...
    Sport15 Tetor 2024
    Ermal Krasniqi po vazhdon me formë të lartë te Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve. Në dy ndeshjet e fundit, lojtari...
    Lajme15 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në orët e mëngjesit parashikpritet të ketë mjegull në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 ka komentuar bisedat e publikuara të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, për çka...
    Sport15 Tetor 2024
    Në Ligën A të Kombeve, grupi 4, janë zhvilluar dy ndeshjet e xhiros së katërt, ku Spanja mori fitore ndaj Serbisë, ndërsa...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidenca e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Jeta-Vita kanë dhuruar pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit gjatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.