Në Japoni, në 24 orët e fundit, janë regjistruar afro 900 raste të reja ditore me COVID-19, shumica prej të cilave janë në kryeqytetin japonez Tokyo.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Japonisë, brenda një dite janë konfirmuar pozitive 889 raste të reja, kurse 17 persona kanë vdekur nga COVID-19, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara pozitive me koronavirus në Japoni, është 65,380 me 1,239 raste të vdekjeve.