×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon përplasja, Grenell i reagon Ischingerit pasi i tha të mos i përzihet Kosovës

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Për disa ditë me radhë, ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka drejtuar kritika për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pasi ky i fundit ka thënë se do të shqyrtojë vendimin për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe gjithashtu ka thënë se do të votojë ‘pro’ për një referendum të mundshëm për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

    Grenell e ka quajtur Kurtin një anti-amerikan të vërtetë duke thënë se lideri i VV-së ka qenë kundër secilës administratë amerikane duke filluar nga ajo e Bill Clinton, derisa sa i përket bashkimit me Shqipërinë, Grenell ka thënë se ndërkombëtarët nuk e kanë bërë gjithë atë punë për Kosovën që të vijë në pushtet dikush si Albin Kurti e ta shpërbëjë.

    Ndaj këtyre kritikave të një-pasnjëshme ka reaguar diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili i ka kërkuar Grenellit që të ndalojë së ndërhyri në punët e Kosovës, meqë siç ka shkruar Ischinger “mandati i Grenellit ka përfunduar”.

    Ischinger ka thënë që duhet lënë kosovarëve të merren me Kosovën.

    Ndaj këtyre fjalëve të diplomatit gjerman ka reaguar vetë Grenell, duke e cilësuar reagimin e Ischinger si një përpjekje për të heshtur meqë është homoseksual.

    Gjithashtu ish-emisari amerikan ka thënë se Ischinger ka bashkëpunuar me rusët dhe iranianët.

    “Wolfgang, ju e siguroni jetesën tuaj duke thënë këshilluar për politikën e jashtme. Ju u keni dhënë edhe iranianëve dhe rusëve një platformë që nuk e meritojnë. Mos i heshtni homoseksualët për të marrë pjesë në atë që ju e bëni lirisht. Është homofobike. Jam gjithashtu i lumtur të krahasoj progresin tonë me tuajin çdo ditë!”, ka shkruar Richard Grenell.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth agjendës legjislative për sezonin pranveror. RTV21...
    Lajme10 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 13-38...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në kuadër të KFOR-it në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të rishqyrtojë anëtarësimin e Palestinës...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një “zgjerim të zonës së operacionit” në Rafah të enjten vonë, tha një zyrtar izraelit. Kjo...
    Kronika10 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor. Kjo pasi ai po dyshohet se ka fotografuar ose incizuar pa...
    Lajme10 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e...
    Sport10 Maj 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë. Pas një ndeshje të...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania e do Kosovën në Këshillin e Evropës, por duhet një shumicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.