×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon gjykimi ndaj Kërstiqit dhe Shabanit për krime lufte

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Ka vazhduar gjykimi i Zllatan Kërstiqit dhe Destan Shabanit për krime lufte kundër civilëve në fshatin Nerodime e Epërme afër Ferizajt gjatë luftës në Kosovë.Familjarët e viktimave ishin gjithashtu të pranishëm në sallë.Kërstiq ngarkohet me shtatë akuza për krime lufte kundër civilëve, ndërsa Shabani me katër akuza.

    Prokuroria pretendon ata dy si ish – inspektorë në rajonin e Ferizajt, shkelën rregullat e luftës dhe Konventën e Gjenevës gjatë luftës, raporton Radio Kim, transmeton Klan Kosova.

    Prokuroria Speciale është e bindur që akuzat do të provohen dhe ekziston një dyshim i arsyeshëm se të pandehurit janë përgjegjës për veprimet për të cilat akuzohen. Sipas tyre, ka shumë prova dhe dëshmitarë që do të paraqiten para gjykatës.

    Sipas deklaratave të dëshmitarëve dhe palëve të dëmtuara nga familja Nuhaj dhe të tjerët, të akuzuarit më 26 mars 1999 rreth orës 20:00 në fshatin Nerodime morën pjesë në sulmin ndaj familjes Nuhaj. Ata dyshohet se morën pjesë në dëbimin e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe akte të tjera inkriminuese.

    Duke iu drejtuar gjykatës, ata thanë se nuk kishte asnjë ndryshim në çështjen e pranimit të fajësisë.Në seancën e mëparshme, ata mohuan fajin për krimet për të cilat akuzohen.Gjatë ditës pritet që dy dëshmitarë të paraqiten para gjykatësit në këtë rast, kurse dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë u njoftuan për 6 korrik,

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia në Prizren ka arritur t’i ndalojë pesë persona dhë ka sekuestruar shtatë armë,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Xheneta është parë e përlotur për shkak të situatës së krijuar mes saj Gjestit dhe Edit. Derisa, situatën e komentuan edhe Leo,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka akuzuar Xhenetën dhe Edin se po bëjnë “filma”. “Kur te kuptojsh injorancen atëherë thuj jam i mençur, se mu nuk...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.