Dhuna në futbollin e Kosovës është bërë e zakonshme, e sidomos në Ligën e Dytë.
Ndeshja mes Vjosës dhe Fushë Kosovës u ndërpre dje shkaku i dhunës në fushën e gjelbër, shkruan FrontOnline.
Një skenë tjetër e njejtë ka ndodhur tani në Lipjan.
Saktësisht, një dukuri e tillë ndodhi në ndeshjen Minatori – Behari.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=145331127593785&id=100063506945308&__cft__[0]=AZUxyIiN7QLfkGnXrnCGNiIb8ocbTrd9mOwk8M2KAqGnB-r4tUeM0ePbljB4YSC8r04ofXJJM2eHgbkIAUFyBybCRnFF6A3TJMxJHQtezxhrsSwdGnG02oTM_3mqejbaHqAE-84Hs7j7miIsJhl_nExQ&__tn__=%2CO%2CP-R
Pas pjesës së parë, portieri rezervist i skuadrës vendase e sulmoi gjyqtarin kryesor.
Kjo bëri që ndeshja në fjalë të ndërpritet.
Priten të merren masa nga Federata e Futbollit e Kosovës në lidhje me këtë dukuri./FrontOnline/