×
  • Sport
  • Sport

    Vazhdojnë problemet për Real Madridin – ylli i ekipit do ta humbasë startin e kampionatit

    FrontOnline
    27 Korrik 2024

    Pasi nuk arritën të nënshkruajnë me Leny Yoron, Real Madridi ka vendosur që të mos e transferoj një qendërmbrojtës të ri, përkundër largimeve të Nacho Fernandez dhe Rafa Marin.

    Siç qëndrojnë gjërat, ata do të kenë vetëm katër opsione në këtë pozitë: Antonio Rudiger, Eder Militao, David Alaba dhe Jesus Vallejo.

    Sidoqoftë, vetëm tre prej tyre do të jenë të gatshëm para fillimit të sezonit të ri. Alaba po rikuperohet ende nga lëndimi i ACL-së që pësoi dhjetorin e kaluar.

    Austriaku ishte menduar se do të rikthehej në muajin tetor, por kjo nuk ka ndodhur dhe ka tejkaluar parashikimet e drejtuesve të klubit.

    Siç ka raportuar Relevo, rikuperimi i Alabas po shkon më ngadalë sesa që pritej. Zyrtarët e klubit nuk besojnë se ai do të rikthehet në tetor, dhe tani kanë vendosur që të mos caktojnë një datë për rikthimin e tij.

    Kjo do të thotë se Rudiger, Militao dhe Vallejo do të ndajnë minutat në qendër të mbrojtjes për një kohë më të gjatë, me Aurelien Tchouamenin që është gjithashtu një opsion në rast nevoje.

    Ndonëse në një situatë të tillë, megjithatë qëndrimi i Real Madridit nuk ka ndryshuar dhe ata tashmë kanë vendosur kundër transferimit të një mbrojtësi të ri.

    Rikthimi i Mario Gilas në ekip nga Lazio ishte një opsion që është konsideruar, megjithëse klubi madrilen e ka përjashtuar edhe atë./Telegrafi/

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Sport18 Tetor 2024
    Tuttosport shpalli zyrtarisht të enjten në Romë listën e 25 kandidatëve për të fituar çmimin “Golden Boy”, trofeu që i jepet lojtarit...
    Sport17 Tetor 2024
    Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka rënë dakord të bashkohet me Real Madridin. Ramon Alvarez de Mon i Radio Marca raporton në...
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka rënë dakord të bashkohet me Real Madridin. Ramon Alvarez de Mon i Radio Marca raporton në...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Hoti tha se kjo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Ai...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e mbrëmjes, një 27 vjeçar i kërkuar nga shteti gjerman për veprat “Vrasje” dhe “Grabitje”....
    Lajme17 Tetor 2024
    Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shkruar të enjten në Facebook për vizitën të familja Çerkini...
    Lajme17 Tetor 2024
    Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit për abuzim me paranë publike. Ai ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.