×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vazhdojnë arrestimet e protestuesve në Bjellorusi

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Autoritetet bjelloruse e kanë cilësuar një protestë të organizuar nga gratë më 12 shtator në Minsk, si “agresive” dhe “jofemërore”.

    Gratë u mblodhën në kryeqytetin bjellorus, në një tubim paqësor, për të kundërshtuar rizgjedhjen e Aleyskandr Lukashenkës në postin e presidentit për mandatin e pestë me radhë.

    Marshi i organizuar nga gratë është i fundit në vazhdën e protestave të përditshme që po mbahen në Bjellorusi, që prej se Lukashenka shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit. Kritikët thanë se rezultati zgjedhor u manipulua, gjë që shtyri që mbështetësit e opozitës të mbajnë protesta.

    Ministria e Brendshme njoftoi të dielën se ka rritur prezencën e policisë dhe ushtarëve në kryeqytetin bjellorus, Minsk, “për të parandaluar aktivitetet joligjore që kryejnë qytetarët protestues”. Në njoftim thuhet se policia “do të operojë nën një mënyrë të ashpër të sigurisë”.

    Deri në mesditën e së dielës, janë raportuar se janë mbajtur dy marshe. Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Natalya Hanusevich është cituar të ketë thënë për agjencinë TASS se “disa njerëz” janë arrestuar.

    “Mund të konfirmoj se disa pjesëmarrës në këto tubime të paautorizuara janë arrestuar”, tha ajo, duke shtuar se “ata do të dërgohen në zyret lokale të ministrisë, për t’iu nënshtruar proceseve administrative”.

    Ministria e Brendshme ka njoftuar më herët se gjatë protestave më 12 shtator janë arrestuar 114 persona, ku 99 prej tyre janë arrestuar në Minsk.

    Policia ka arrestuar dhjetëra gra protestuese dhe të paktën dy gazetarë që kanë qenë duke e përcjell protestën.

    “Është e turpshme të shohësh: të bërtitura, përplasje… sjellje jofemërore”, ka thënë Ministria e Brendshme, duke iu referuar marshit të organizuar nga gratë më 12 shtator në Minsk.

    Shumica e lidereve të aktiviteteve të opozitës janë gra, përfshirë edhe ish-kandidaten për presidente (e cila gjendet jashtë vendit), Svyatlana Tsikhanouskaya. Shumica nga lideret opozitare janë arrestuar, siç është rasti i Maryya Kalesnikava dhe Lilia Vlasova.

    Tsikhanouskay javën e kaluar u bëri thirrje protestuesve që “të qëndrojnë të qetë”, teksa kërkoi mbështetje ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore lidhur me “krizën e thellë politike” në Bjellorusi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.