Ballkani Perëndimor është një përparësi për Bashkimin Europian dhe ne i kemi kthyer fjalët në vepra, deklaroi sot komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
”Ato kanë të bëjnë me metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, vendimin për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si edhe me solidaritetin në këtë kohë krize të COVID-19”, thekson Varhelyi.
”Puna vazhdon me kornizën e bisedimeve që do të ndodhë në qershor, ndërsa paketa vjetore dhe plani ekonomik dhe investimet në vjeshtë”, përfundon komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.