×
  • Opinione
  • Opinione

    Varfëria nuk ka tipare njeriu

    FrontOnline
    21 Korrik 2021

    Varfëria është gjendje e njeriut, por nuk ka tipare njeriu.

    Varfëria nuk është një gjendje që i përket një njeriu të vetëm dhe ndaj nuk kemi pse i veshim tiparet e një njeriu.

    Në Shqipërinë tonë të vogël për nga sipërfaqja, por të madhe nga ngjarjet, ekziston gjithmonë prirja për t’i veshur varfërisë tiparet e një njeriu.

    Varfëria vishet me sy, me hundë, me duar, me këmbë dhe trajtohet njësoj si një qenie njerëzore.

    Politikanët tanë e trajtojnë në mënyrë të tillë, sa për pak mund të arrihet në situatën absurde, ku mund të thuhet-:

    – Kjo është varfëria. Ju prezantojmë me të, njësoj sikur të prezantojnë me një njeri të panjohur.

    Nëse në botën e qytetëruar kjo quhet “porno me varfërinë”, në Shqipëri politikanët përpiqen të na e servirin si bamirësi të mirëfilltë.

    Në ekrane të ndryshme sheh politikanë që përqafojnë njerëz në vështirësi ekonomike, si për të thënë, që ne e përqafojmë varfërinë, e ndiejmë afër atë.

    Ky proces nuk përbën gjë tjetër veçse një shfaqje teatrale të shëmtuar, që nuk e beson kush.

    Duke e shfaqur me tipare njerëzore varfërinë, nën figurën e një burri, gruaje apo fëmije, nuk bëhet gjë tjetër, veçse matrikulimi i të varfërve.

    Duket se burrit, gruas apo fëmijës i ngjitet një numër mbi lëkurë, në formën e një tatuazhi si për t’i kujtuar renditjen në regjistrin e varfërisë.

    Tatuazhi i varfërisë nuk mbetet vetëm mbi lëkurën e të matrikuluarve, por edhe mbi dinjitetin e tyre.

    Me këtë tatuazh duket se vuloset njëherë e mirë fati i tyre.

    “U ngjizët të varfër, do të rriteni të varfër dhe do të vdisni si të tillë!”

    Ndërkohë që duhet të jetë krejt e kundërta.

    Varfëria duhet trajtuar si një gjendje e përkohshme e njeriut, nga e cila njeriu duhet të dalë me dinjitet dhe të vazhdojë të jetojë me dinjitet ditët e tij.

    Politikanët tanë harrojnë se kur matrikulojnë të varfrit, e kryejnë këtë proces publikisht.

    I matrikuluari apo e matrikuluara është një qenie që jeton në një komunitet të caktuar.

    Shfaqja hapur si në një tezgë panairi e gjendjes së tij/saj, do të sjellë medoemos edhe reagimin e komunitetit në të cilin jeton i matrikuluari apo e matrikuluara.

    Reagimet e komunitetit mund të jenë të shumta, që nga dashamirësia deri tek përçmimi.

    Një fëmijë mund të vritet nga përçmimi i bashkëmoshatarëve të tij.

    Një prind mund të ndihet krejt i dështuar para shikimit gjykues të të birit.

    Pra, ajo që na serviret si “bamirësi” është në të vërtetë një proces i mirëfilltë poshtërimi dhe mëshire që i pushtetshmi e kryen ndaj të papushtetshmit.

    Për fatin tonë të keq edhe media ndjek të njëjtën logjikë në pasqyrimin e rasteve.

    Edhe media e portretizon varfërinë, pa menduar aspak për pasojat që mund të vulosë tek dinjiteti i njeriut ky portretizim.

    Ekziston një kod etike në çdo profesion. Është mirë që çdo gazetar, apo politikan, apo kushdo qoftë, ta rilexojë këtë kod etike para se të shkelë me dy këmbët dinjitetin njerëzor të një njeriu, që për arsye nga më të ndryshmet gjendet në vështirësi.

    Post Scriptum: Ligji i bamirësisë duhet të jetë: Ai që dhuron, duhet ta harrojë menjëherë çka ka dhënë dhe ai që e merr dhuratën duhet ta kujtojë gjithmonë çka ka marrë.

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Bashkëpunimi i autoriteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian në luftimin e imigrimit ilegal është një prej prioriteteve më të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme pjesëtarë të Policisë së Kosovës bashkë me ata të KFOR-it dhe Eulexit kanë realizuar një trajnim të përbashkët...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, përmendi...
    Front TV25 Nëntor 2024
    Pak para përfundimit të mandatit të qeverisë Kurti, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë debat parlamentar më 2 dhjetor. Aty...
    Sport25 Nëntor 2024
    Llapi e ka mbyllur me epërsi minimale, 1:0 pjesën e parë të njërit prej derbive të xhiros së 14-të të Superligës së...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbyllur procesin e konsultimeve me faktorin politik dhe institucional për caktimin e datës së zgjedhjeve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.