×
  • Sport
  • Sport

    Van Dijk po ‘çmendet’ nga dy bashkëlojtarët e Liverpoolit që vazhdojnë të tallen me të

    FrontOnline
    01 Mars 2024

    Mbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil van Dijk po “çmendet” nga një tallje e Lionel Messit që dy bashkëlojtarët e Liverpoolit vazhdojnë t’ia përsërisin.

    Van Dijk është në sezonin e tij të parë si kapiten i Reds pas largimit të Jordan Henderson dhe u ngriti lartë trofeun pas fitimit të Carabao Cup të dielën.

    Një lider natyral, ish-lojtari i Celtic Glasgoë dhe Southampton kërkon respektin e bashkëlojtarëve të tij.

    Por, kjo nuk do të thotë se ai është imun ndaj të qenit ‘kolegë’. Nënshkrimi i verës, Alexis Mac Allister ka zbuluar se ai dhe Mo Salah vazhdojnë t’i thonë Van Dijk fjalët ‘Anda Pa Alla Bobo’ – që është e njëjta frazë që Messi i zemëruar i tha Wout Weghorst në çerekfinalen pikante të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Holandës në vitin 2022.

    “Unë dhe Salah, gjatë gjithë ditës po themi ‘Anda Pa Alla Bobo!’ [Çfarë po shikon budalla] tek Van Dijk. Po e çmendim dhe këtë e bëjmë edhe mes nesh”, ka thënë Mac Allister për programin ‘Can Pass’ të DS Sports.

    Messi u zemërua me ish-lojtarin e huazuar të Manchester United, Weghorst, pasi Argjentina eliminoi Holandën në penallti.

    Temperaturat u ndezën në lojë, me 15 kartonë të verdhë të treguar nga gjyqtari Antonio Mateu Lahoz.

    Messi bëri një festë para syve të trajnerit Louis van Gaal dhe më pas Weghorst deshi të marr ‘hak’ pas ndeshjes.

    Ai në thelb i tha atij: “Ik nga këtu budalla!” në spanjishten e tij amtare teksa po jepte një intervistë pas ndeshjes. /Telegrafi/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.