×
  • Sport
  • Sport

    Van Dijk po ‘çmendet’ nga dy bashkëlojtarët e Liverpoolit që vazhdojnë të tallen me të

    FrontOnline
    01 Mars 2024

    Mbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil van Dijk po “çmendet” nga një tallje e Lionel Messit që dy bashkëlojtarët e Liverpoolit vazhdojnë t’ia përsërisin.

    Van Dijk është në sezonin e tij të parë si kapiten i Reds pas largimit të Jordan Henderson dhe u ngriti lartë trofeun pas fitimit të Carabao Cup të dielën.

    Një lider natyral, ish-lojtari i Celtic Glasgoë dhe Southampton kërkon respektin e bashkëlojtarëve të tij.

    Por, kjo nuk do të thotë se ai është imun ndaj të qenit ‘kolegë’. Nënshkrimi i verës, Alexis Mac Allister ka zbuluar se ai dhe Mo Salah vazhdojnë t’i thonë Van Dijk fjalët ‘Anda Pa Alla Bobo’ – që është e njëjta frazë që Messi i zemëruar i tha Wout Weghorst në çerekfinalen pikante të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Holandës në vitin 2022.

    “Unë dhe Salah, gjatë gjithë ditës po themi ‘Anda Pa Alla Bobo!’ [Çfarë po shikon budalla] tek Van Dijk. Po e çmendim dhe këtë e bëjmë edhe mes nesh”, ka thënë Mac Allister për programin ‘Can Pass’ të DS Sports.

    Messi u zemërua me ish-lojtarin e huazuar të Manchester United, Weghorst, pasi Argjentina eliminoi Holandën në penallti.

    Temperaturat u ndezën në lojë, me 15 kartonë të verdhë të treguar nga gjyqtari Antonio Mateu Lahoz.

    Messi bëri një festë para syve të trajnerit Louis van Gaal dhe më pas Weghorst deshi të marr ‘hak’ pas ndeshjes.

    Ai në thelb i tha atij: “Ik nga këtu budalla!” në spanjishten e tij amtare teksa po jepte një intervistë pas ndeshjes. /Telegrafi/

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Sport15 Tetor 2024
    Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, ka firmosur kontratë me qendërmbrojtësin e Shqipërisë, Frederic Veseli. Për Veselin, klubi tha se është vlerë...
    Sport15 Tetor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka shpallur të martën listën e lojtareve në të cilat llogarit për ndeshjet me Belgjikën...
    Sport15 Tetor 2024
    Polonia është nikoqire e Kroacisë në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kombeve. Dy yjet e skuadrave respektive, Robert Lewandowski...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Berat Rukiqi i LDK-së e ka quajtur të frikshme dhe kriminale ndikimin e Dejona Mihalit në ndërmarrjet publike. “Paramendone secili veten, në...
    Sport15 Tetor 2024
    Polonia është nikoqire e Kroacisë në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kombeve. Dy yjet e skuadrave respektive, Robert Lewandowski...
    Lajme15 Tetor 2024
    “Akt sabotimi me elemente terroriste”.Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trainkos, veprimin e papërgjegjshëm të disa personave që vendosën gurë në shinat e...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Dy shtete kritike të fushëbetejës – Georgia dhe Karolina e Veriut – po fillojnë votimin e hershëm personalisht këtë javë. Mes një...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksident mes dy veturave në Gjakovë. Kështu ka bërë të ditur , zëdhënësi rajonal...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të publikuara ku Shefja e GP të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.