×
  • Lajme
  • Lajme

    Valdete Idrizi i reagon Bajqinovcit: Vetëvendosje me hipokrizi po mundohet të afrohet me PDK-në

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, përmes një reagimi në Facebook i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

    Idrizi ka thënë se këshillat për nepotizëm, korrupsion e banditizëm, Mefaili duhet t’ia jap partisë së vet.

    Idrizi i ka kujtuar Bajqinovcit se brenda 50 ditëve qeverisje edhe keqpërdorimet që janë bërë nga ta, sipas saj.

    Deputetja e PDK-së ka thënë se partia e saj vija të kuqe i ka vënë vetëm Serbisë, për dallim nga partitë tjera shqiptare në Kosovë.

    Krejt në fund, Idrizi ka thënë se këto janë vetëm taktika hipokrite nga ana e Vetëvendosjes e cila po mundohet të afrohet me PDK-në.

    Lexoni reagimin e saj të plotë:

    Rikujtim: PDK e ka të qartë se kujt I’a vendos vijat e kuqe, e ajo është Serbia.

    Sa i përket korrupcionit, nepotizmit e banditizmit Mefaili është mirë që këto këshilla t’i japë partisë së vet. Ai e din mirë se gjysma e kabinetit qeverisës në Komunën e Prizrenit është me akt-akuza për krim e korrupsion. Me që e paska luajtur këshilltarin, është mirë që këshillat e kësaj natyre t’I jep tek udhëheqësit komunal në Mitrovicë, se si ta ndalin korrupsionin, nepotizmin dhe banditizmin.

    Me këtë hipokrizi nuk e bind askënd sepse veprimet korruptive në këto dy komuna nuk mund t’ua fshehësh jo vetëm qytetarëve të tyre që po I vuajnë pasojat, por duhet t’I lexosh edhe të gjeturat e auditorit gjeneral. Mefaili si duket shpejt harroi se nepotizëm e korrupsion pati edhe për ato 50 ditë qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje.

    E din mire që gjatë këtyre 50 ditëve më shumë ka marrë vendime për borde e rahatime të militantëve partiak nëpër institucione se sa vendime për të menaxhuar me Pandeminë e krizën ekonomike. Si duket edhe blerjen e barnave dhe pajisjeve tjera anti covid me çmime shumëfish më të mëdha, gjë që është vërtetuar edhe nga organizatat vendore e ndërkombëtare, mundohen ta shesin si përpjekje të ndershme.

    Hallin e Lëvizjes Vetëvendosje duhet ta vendosni në sipërfaqe, sepse edhe ju sikur të tjerët, po vuani që të afroheni me PDK-në, vetëm se ju po mundoheni me hipokrizi ta bëni një gjë të tillë.
    P.S: dhe mos të harrojmë LVV nuk pati vija të kuqe për testet e Serbisë

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Prilli në Kosovë fillon i ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja,...
    Lajme31 Mars 2025
    Ka ardhur reagimi i parë nga kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës pas publikimit të bisedave të Kryesisë në një grup në...
    Lajme31 Mars 2025
    Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nga ku tha...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2025
    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo...
    Lifestyle31 Mars 2025
    Pranvera sjell një bollëk ushqimesh të freskëta dhe të shëndetshme që përveçse freskojnë menunë, janë edhe burim i shumë lëndëve ushqyese të...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Opinione31 Mars 2025
    Shkruan Piro Ahmetaj: Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.