×
  • Lajme
  • Lajme

    Valdete Daka tregon nëse mund të ketë rinumërim total të votave

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, thotë se dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë e kanë dëmtuar procesin zgjedhor, por ajo nuk beson se ka arsye për rinumërim total të votave.

    Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në KQZ, Ibrahim Selmanaj, në mbledhjen e së mërkurës të këtij institucioni që është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, kërkoi rinumërim të plotë të votave për të kthyer “kredibilitetin në procesin zgjedhor”.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Daka thotë se duhet pritur rezultatin e hetimeve të prokurorisë, por ajo është e bindur se manipulimi nuk ka karakter të përgjithshëm.

    “Fatkeqësisht kjo (me komisionerët) po na përsëritet”, tha Daka.

    Sipas saj, komisionerët e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) duhet t’i nënshtrohen një kontrolli më rigoroz të së kaluarës së tyre dhe KQZ-ja nuk ka ndonjë mekanizëm tjetër për të mbrojtur integritetin e votës.

    Fakti që Kosova në vazhdimësi po mban zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas Dakës, po ndikon që edhe vetë KQZ-ja të mos jetë në gjendje që të mësojë nga gabimet apo të metat e proceseve paraprake.

    “Natyrisht që e ka dëmtuar, por gjithsesi unë përsëri mbes pas deklaratës të cilën e kam dhënë, e ajo është se këto zgjedhje janë zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë. Tash ne flasim për organizim të zgjedhjeve, ne asnjëherë nuk mund ta dimë se personat, të cilët angazhohen, janë të tillë. Ata nuk janë staf i yni. Ata janë staf, i cili vjen nga subjektet politike dhe ne nuk e dimë se a do ta bëjnë ndonjë gjë, e cila do ta dëmtojë imazhin. Por, gjithsesi, këto mbesin zgjedhjet më së miri të organizuara, pavarësisht asaj që ka ndodhur ditët e fundit. Bëhet fjalë për një video që qarkullon. Prokuroria tashmë është duke u marrë me atë çështje dhe shpresojmë që shumë shpejt do të dalin edhe ata me një gjetje finale se çka ka ndodhur në të vërtetë.”, ka thënë ajo.

    Daka ka treguar se cfarë duhet që të kemi rinumërim të plotë.

    “Një ndryshim tashmë dihet, është publik, që një kandidate për deputete e ka humbur atë mandat, mirëpo ndryshime të tjera nuk ka. Pra, ka qenë një grup i organizuar që ka rregulluar rezultatin për një person të caktuar dhe atë vetëm në një numër jashtëzakonisht të vogël të vendvotimeve. Ndërkaq, sa u përket rezultateve të kandidatëve të tjerë, nuk ka ndryshime të dukshme dhe nuk do të ketë ndryshime në renditje të kandidatëve. Unë s’mund të flas, sepse në fund e kam vetëm një votë në KQZ. Gjithsesi, KQZ-ja do ta shqyrtojë edhe kërkesën e AAK-së që të bëhet rinumërimi i të gjitha votave, por duhet dhënë një arsyetim ligjor se pse kërkohet ky rinumërim i të gjitha votave.”, ka thënë ajo për Radio Evropa e Lirë.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Haziri përmes...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur  për politikën qeveritare për të mbështetur financiarisht fëmijët dhe nënat lehona. Ai në një postim...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të akuzuarit Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku pranuan fajësinë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se për tri vjet rreth 60 mijë nëna të reja kanë aplikuar për të marrë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Është arrestuar në Prishtinë një shtetas i Arabisë Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. Policia ka bërë të ditur...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme,...
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja U21 e Kosovës do të përballet sot (e martë) ndaj Izraelit me fillim nga ora 19:00 në kuadër të kualifikimeve për...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, Kremlini “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë”,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.