×
  • Lajme
  • Lajme

    Valbon Krasniqi nuk e përjashton mundësinë e mbylljes totale

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi pohoi se situata e pandemisë së COVID-19 është tepër shqetësuese.

    Ai nënvizoi për Euronews Albania se rritja e shifrave dhe kërkesa e pacientëve për ndihmë shëndetësore ka shtuar më tej presionin tek strukturat shëndetësore.

    Doktor Krasniqi tha se në të gjithë Kosovën sot numërohen 600 pacientë të shtruar në spitale, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

    Ai pohoi se nëse kjo situatë do të vijojë me këto ritme, atëherë sistemi shëndetësor do të ketë vështirësi në sigurimin e shtretërve.
    Me të vërtetë siç e thatë edhe ju, këto janë shifra shumë shqetësuese për ne, veçanërisht në aspektin klinik pasi këto shifra në rritje të vazhdueshme po e vënë nën presion shërbimin spitalor për zgjerimin e kapaciteteve në shtretër. Mund të them se ende e kemi situatën nën kontroll për sa i takon ofrimit të shtretërve dhe ofrimit të ndihmës shëndetësore.Në këto momente që po flasim kemi mbi 600 pacientë të shtruar në Klinikën Universitare në Prishtinë dhe në 7 spitalet rajonale. Tani për tani janë të përballueshme këto shifra. Para dy javësh kishim gjysmën e tyre, ndërkohë brenda këtyre dy javëve janë shtuar rastet”, tha ai.

    Krasniqi tha se nëse rastet do të vijnë në rritje, atëherë nuk përjashtohet mundësia e një mbylljeje totale.

    Gjithsesi, doktor Krasniqi pohoi se kjo masë mund të aplikohet vetëm atëherë kur komiteti i ekspertëve dhe epidemiologët e shohin të arsyeshme.

    “Këto shifra janë shqetësues dhe tashmë pothuajse ne kemi më shumë se dy javë më shumë se 200 raste në ditë. Duke parë shifrat në rritje, qeveria e Kosovës nën rekomandimin e ekspertëve u detyrua të ashpërsonte masat. Jemi në pritje dhe këto masa duhet të japin rezultatet e tyre. Tani për tani nuk mund të pohoj një gjë të tillë, por kjo do të varet nga rekomandimet e epidemiologëve, mirëpo shifrat në rritje nuk po lënë hapësirë për të lëvizur përpara në kuptimin pozitiv”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.