Një valë e të nxehtit ka goditur të enjten Spanjën, me temperatura deri në 42 gradë në rajonin bask.
Sipas Agjencisë Meteorologjike Spanjolle (AEMET), klasifikimi si valë e të nxehtit lyps që ajo të përfshijë një pjesë të madhe të vendit, për një periudhë të gjatë kohore, raporton AP, transmeton KOHA.
Teksa temperaturat e larta pritet që të mbretërojnë në pjesën më të madhe të Spanjës deri të shtunën, autoritetet e kanë klasifikuar zyrtarisht si “valë e të nxehtit”.
Rajoni i Bilbaos është kthyer në zonë të kuqe derisa në Madrid, temperaturat pritet të mbërrijnë 40 gradë, rekord ky i pazakontë madje edhe për korrikun në këtë pjesë.