×
  • Lajme
  • Lajme

    Vaksinimi në Veri/AKPPM-ja nuk dha leje për importin e vaksinave nga Serbia

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Qytetarët në veri të Kosovës kanë filluar të marrin vaksina kundër COVID-19, të cilat janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

    Ky veprim është mirëpritur nga qytetarët e komunitetit serb që jetojnë atje, të cilët i kanë falënderuar autoritetet serbe.

    Deri tani akoma nuk është e qartë se si kanë hyrë në Kosovë këto vaksina.

    Drejtori i Agjensisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), Ardian Rugova,  ka thënë se ata nuk kanë lëshuar një leje për import të vaksinave nga Serbia.

    “AKPPM-ja nuk ka lëshuar leje për import të vaksinave në fjalë. Gjithashtu, nuk kemi pranuar as nga Ministria e Shëndetësisë asnjë dokument për leje të importit”, ka thënë Rugova.
    Qeveria e Kosovës ka dalë me një njoftim në të cilin ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë se vaksinat kundër COVID-19 kanë hyrë në mënyrë legale në veri të vendit.

    “Në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër COVID-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit”.

    Në njoftimin e Qeverisë tutje thuhet se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje, as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse të të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

    “Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra”.

    Kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, ka thënë se në rast se janë futur ilegalisht këto vaksina duhet të konfiskohen nga Inspektorati.

    “Në rast se nuk ka dokumentacion që e vërteton importin atëherë ato produkte konsiderohen ilegale dhe janë të pasigurta për t’u përdorur, si dhe duhet të konfiskohen nga Inspektorati”, ka thënë ai mbrëmë në Klan Kosova.

    Klankosova.tv nga mbrëmë ka tentuar të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë por nuk kanë dhënë asnjë sqarim dhe përgjigje rreth këtyre vaksinave. Po ashtu, edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë konferencës që pati sot për media nuk ka folur për çështjen e vaksinave nga Serbia.

    Nga opozita ka reaguar ish ministri i Shëndetësisë dhe Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19 në veri të vendit është një goditje e rëndë e sovranitetit të Kosovës.

    Ismaili ka thënë se brenda pak muajve Serbia ka ushtruar veprime të cilat janë në dëm të Kosovës.

    “Kjo mënyrë e depërtimit të Serbisë në Kosovë ,një herë me teste, pastaj me personel shëndetësor dhe sot me vaksina, shpërfaq strategjinë e Serbisë që përmes pandemisë ta shkelë dhe dobësojë sovranitetin e Kosovës dhe ta avancojë agjendën e saj kundër shtetit tonë”, ka thënë Ismaili.

    Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar Haki Abazi, i cili ka thënë se vaksinimi i qytetarëve në veri të vendit nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë është një shkelje e sovranitetit të Kosovës.

    “Vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit”.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës, njofton se ka parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandës me mallra. "Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet patrulluese të...
    Lajme22 Shtator 2024
      Në fund të muajit që lamë pas  Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rris pagën minimale në 350 euro bruto, vendim...
    Lajme22 Shtator 2024
    Prindërit nga Fushë Kosova kanë raportuar në polici për zhdukjen e dy fëmijëve të tyre. Sipas raportit të PK-së, prindërit kanë raportuar...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Një incident me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në fshatin Karaqevë të Kamenicës. Siç shkruan Sinjali,...
    Lajme22 Shtator 2024
    Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që i...
    Lajme22 Shtator 2024
    Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vranësira të pakta parashihen në relievin malor Në këtë...
    Sport21 Shtator 2024
    Anthony Joshua ka reaguar menjëherë pas humbjes së rëndë që pësoi në duelin ndaj Daniel Dubois për titullin e IBF-së. Joshua u...
    Sport21 Shtator 2024
    Daniel Dubois e ka mbrojtur titullin IBF në peshat e rënda, duke mposhtur Anthony Joshuan me nokaut. Dynamite nuk ishte favorit për...
    Sport21 Shtator 2024
    Tashmë ka përfunduar meçi i madh mes Joshuas dhe Dubosi, i cili u mbyll me nokaut në rundin e pestë, raporton Sinjali....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.