×
  • Kronika
  • Kronika

    Vajza nga Ferizaj arrestohet në 04:00 të mëngjesit, kapet me drogë në veturë

    FrontOnline
    11 Maj 2022

    Viteve të fundit në Kosovë, përdorimi i substancave narkotike ka shënuar ngritje, ku në mesin e përdoruesve është një numër i madh i të rinjve, me ç’rast dhjetëra raste të tilla raportohen çdo javë nga Policia. Një rast i tillë është raportuar edhe sot në orët e para të mëngjesit, ku një 24-vjeçare është kapur me drogë në rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rreth orës 03:50 të mëngjesit, njësitet policore kanë ndalur për kontroll veturën e të dyshuarës (emër i njohur për redaksinë), ku është gjetur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit LSDnjë llullë për përdorimin e substancave narkotikenjë grinder dhe një letër e cila përdoret për të mbështjellur cigaret e përziera me marihuanë.

    Policia menjëherë ka arrestuar 24-vjeçaren e cila më pas është dërguar në stacion, ku është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj saj është iniciuar rast ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

    Kujtojmë se sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Kronika05 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka regjistruar gjobat e trafikut për 24 orët e fundit 2 mijë e 460 gjoba trafiku janë shqiptuar për...
    Kronika05 Korrik 2024
    Një burrë ka informuar policinë në Gjilan se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas raportit...
    Kronika05 Korrik 2024
    Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi dy burra kanë shtënë me armë zjarri...
    Të tjera
    Sport05 Korrik 2024
    Chelsea ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e futbollistit portugez Renato Veiga. Një marrëveshje për shumën e 14 milionë eurove është...
    Lajme05 Korrik 2024
    Konservatorët britanikë pësuan një disfatë kolosale në zgjedhje dhe qeveria e re e Britanisë së Madhe do të formohet nga Partia Laburiste,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Qytetarët në veri të vendit po vazhdojnë të konvertojnë patentë shoferët e tyre ilegal në ata të Republikës së Kosovës. Lajmin për...
    Sport05 Korrik 2024
    Pas vetëm gjashtë minutave lojë, mesfushori Pedri është zëvendësuar nga Dani Olmo për shkak të një lëndimi që pësoi. Ai është ankuar...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ish-diplomati, Blerim Canaj në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje...
    Lajme05 Korrik 2024
    Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka për “Front Online” thotë se VV janë të gatshëm për zgjedhje dhe për të gjetur stinën më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.