×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Dritëro Agollit: Lamtumirë, i adhuruari shkrimtar Ismail Kadare, më i ndriçuar ndër të ndriçuarit

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    E bija e shkrimtarit Dritëro Agolli, Elona Agolli, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë. Me një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se edhe pse ai u largua nga kjo jetë, do të mbetet më i gjallë ndër të gjallët.

    “Ndoshta, do të kishin dashur të prisnin ndryshe, të fundmen ditë… njëlloj ashtu siç i madhi Niko Kazanxaqis, admironte vdekjen në këmbë, të njëjtë me ushtarët e Pompeut.

    Apo, si ai që përfshihej nga llava e vdiste në këmbë, si statujë. Edhe atë ditë që babi nuk më lëshonte duart nga flokët, duke i tërhequr si litarë, atë ditë në spitalin me muret gri dhe frymën e kobshme të vdekjes, ai këtë gjë donte të më thonte.

    Jam e bindur që edhe ai, miku i hershëm dhe i gjithjetshëm i babait tim, ashtu do ta dëshironte.

    E sido që të jetë, Ismail Kadare, që sot do të prehet në banesën e fundme, me kurmin në tokë, por shpirtin afër qiellit, ashtu siç përherë të mëdhenjtë shkrimtarë e kanë në jetën tokësore, por edhe në atë në amshim, brez pas brezi e shekull pas shekulli, do të mbetet më i gjallë ndër të gjallët, më i ndriçuar, ndër të ndriçuarit. Lamtumirë, i adhuruari shkrimtar! Lamtumirë, për mua, xhaxhi Ismail”, – shkruan ajo.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme06 Korrik 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka quajtur “kot” dhe “para të puara poshtë” mbikalimin e ri të ndërtuar...
    Lajme06 Korrik 2024
    Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës...
    Lajme06 Korrik 2024
    Në rrethana ekstreme të aspektit të sigurisë, atëherë kur siguria territoriale vihet në rrezik, shpesh herë i pari i shtetit hedh nënshkrimin...
    Të tjera
    Lifestyle06 Korrik 2024
    Disa shenja të zodiakut me të vërtetë marshojnë në ritmin e daulles së tyre, që shpesh do të thotë se ata kanë...
    Sport06 Korrik 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Anglisë dhe Zvicrës që po luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të...
    Lajme06 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Mujës, i cili tha se paga mesatare...
    Lajme06 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur “lajm tejet të mirë” ndërtimin e mbikalimit në Veternik. Përmes një shkrimi në rrjetin...
    Lajme06 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për kapjen e Faton Hajrizit. Hajriz u arratis mëngjesin e së shtunës nga Qendra...
    Lajme06 Korrik 2024
    Në një opinion të publikuar në gazetën amerikane `The New York Times”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbrojtur rëndësinë e NATO-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.