Një person i dyshuar është arrestuar dje në Ferizaj.
I njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Ferizaj 09.09.2022-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhune ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online