×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ura e Gjenovës – simbol i tragjedisë së qytetit – afër përfundimit të rindërtimit

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Punëtorë me maska në fytyrë po punojnë në segmentin e fundit të një ure të re në Gjenovë, përderisa kryeministri italian i nderoi 43 viktimat e shembjes së urës së vjetër në qytetin verior.

    Ndonëse vendi po përballet me koronavirusin, që e ka shkaktuar ndërprerjen e pothuajse të gjitha projekteve ndërtimore në tërë vendin, ekipet që po punojnë në urën e re mbi lumin Polcevera nuk u zmbrapsën më herët nga vërshimet dhe as tash nga sëmundja për t’i përfunduar punimet me kohë.

    Ura që e lidhte Italinë me Francën u shemb më 14 gusht të vitit 2018, duke lënë 43 të vdekur e dhjetëra të tjerë të lënduar.

    “Kjo nuk mund të jetë ditë feste, sepse rrjedh nga një tragjedi, por modeli i Gjenovës hedh dritë mbi tërë Italinë”, tha kryeminsitri Giuseppe Conte gjatë një ceremonie modeste që u mbajt nën urën e re.

    Punimet për ndërtimin e urës së re filluan në janar të vitit 2019 dhe aty është punuar ditë e natë që projekti të përfundohet sa më shpejt.

    Kompanitë që janë duke i kryer punimet shpresojnë se ura do të lëshohet për qarkullimin e automjeteve pas tre muajve, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Për fat të keq, një punëtor është diagnostikuar me koronavirus, por më vonë është shëruar. Megjithatë, 23 bashkëpunëtorë të tij janë detyruar të vendosen në karantinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.