×
  • Lajme
  • Lajme

    UP-ja preferon që afati i provimeve të qershorit të mbahet në fakultete

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Prorektori për mësim dhe çështje për studentë në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi tha se nuk kanë pasur ndonjë vendim nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket mbajtjes së provimeve të afatit të qershorit në njësitë akademike.

    Bytyqi tha për Gazetën Express se UP-ja gjithsesi do të preferonte që të zbatohej faza e tretë e cila fillon nga 1 qershori, e paraparë në masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, ku edhe parashihet që të mbahen provimet në Arsimin e Lartë.

    Për shkak të pandemisë COVID-19, në Universitetin e Prishtinës është pezulluar procesi mësimor dhe provimet për afatin e jashtëzakonshëm të muajit prill nuk janë mbajtur.

    Por për afatin e qershorit, po planifikohet që provimet të mbahen në formë online nëse stafi akademik dhe studentët nuk do të mund të kthehen në njësitë përkatëse akademike.

    Prorektori i UP-së, Hysen Bytyqi tha se deri më tani nuk kanë diçka konkrete nga MSH-ja sa i përket mbajtjes së provimeve për afatin e rregullt të qershorit dhe po presin që të zbatohet faza e tretë e masave të vendosura nga MSH-ja

    “E para e punës është se nuk kemi diçka konkrete prej Ministrisë së Shëndetësisë, por faza e tretë që fillon me datë 1 qershor, ku parashihen që mund të mbahen provimet, por se a do të ndodhë kjo apo jo, me siguri do të ketë vendim qeveritar për këtë”, ka thënë Bytyqi.

    Ai u shpreh se Universiteti “Hasan Prishtina” do të preferonte variantin e parë që stafi akademik dhe studentët të mbajnë provimet në njësitë akademike.

    “UP’ja do ta preferonte variantin e parë që ne të kthehemi në njësitë akademike tona dhe provimet të mbahen në mënyrë fizike kjo është e dëshirueshme nga studentët dhe nga ne”, tha ai për Express.

    Tutje, Bytyqi shtoi se nëse afati i qershorit nuk do të jetë e mundur të organizohet në objektet akademike atëherë provimet do të organizohen në formë digjitale.

    “Nëse kjo nuk do të na mundësohet nga MSH-ja atëherë provimet e qershorit do të mbahen online dhe karshi situatës UP-ja edhe do të organizoj mbajtjen e provimeve, por ne patjetër duhet të startojmë në formën online”, shtoi ai.

    Ai tha se sipas rregullores së UP-së provimet e afatit të qershorit fillojnë më 1 qershor dhe mbarojnë me 30 qershor, por për shkak të pandemisë, kjo do të shtyhet deri më 20 korrik.

    “Provimet fillojnë prej 1 qershorit sipas rregullores, por për shkak të pandemisë ne këtë herë kemi lënë fleksibilitet tek njësitë akademike, disa prej tyre në pjesën e parë të qershorit do të mbajnë disa provime të praktikës dhe atyre laboratorike. Por provimet duhet të përfundojnë deri më 20 korrik”, tha Bytyqi.

    Vendimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 4 maj 2020, parashihen të zhvillohen në tri faza.

    Faza e parë nga data 4 maj deri më 18 maj, faza e dytë nga data 18 maj deri më 1 qershor.

    Ndërkaq faza e tretë fillon data 1 qershor, ku mes tjerave parashihen të mbahen edhe provimet në arsimin e lartë konform rregullave të vendosura me protokollin epidemiologjik.

    Shefi i Kabinetit të Ministres në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, Lulzim Krasniqi i tha Gazetës Express se UP-ja ka autonomi të plotë sa i përket çështjes së mbajtjes së afatit të qershorit në njësitë akademike apo në formatin online, dhe se MASHTI nuk interferon në këtë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.