Kompania për Menaxhimin e Mbeturinave për rajonin e Mitrovicës “Uniteti”, po vlerësohet se po bën një punë të mirë për mirëmbajtjen e pastërtisë në tri komunat e këtij regjioni ku operon, Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.
Edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, e vlerëson lartë punën e KRM “Uniteti”, duke thënë se sot çdo familje në qytet dhe fshatra e dinë saktë orën dhe ditën kur do të shkoj shërbimi për mbledhjen e mbeturinave. “Ky shërbim kaq i mirë dhe kaq i shkëlqyeshëm është arritur falë një pune të jashtëzakonshme që ka bërë në radhë të parë menaxhmeti i kompanisë, punëtorët dhe vullnetit që kemi pasur në komunë për të ofruar shërbim cilësor për qytetarët e Vushtrrisë”, ka deklaruar Tahiri.
Në anën tjetër, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tregon se në vitin 2018 është bërë një studim i GIZ-it gjerman për mbulueshmërinë e shërbimit të mbeturinave, ku gjendja ka qenë tmerrësisht alarmante për shkak se mbulueshmëria e shërbimeve ka qenë vetëm 23%. “Tani jemi shumë më mirë, duke pasur një bashkëpunim edhe me ‘Unitetin’ në qendër, gjegjësisht drejtorin e ri Gazmend Morina. Shpresojmë që deri në fund të vitit të arrijmë ta mbulojmë gjithë territorin e Skenderajt. Unë dua ta falënderoj menaxhmentin e tanishëm të ‘Unitetit’ për bashkëpunimin e korrektësinë që ka me neve si komunë dhe shpresoj të na ec ky ritëm i bashkëpunimit për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Jashari.