×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ulqini paralajmëron sezonin turistik pas pandemisë Covid-19

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Përfaqësuesit e turizmit në Mal të Zi nuk e përjashtojnë mundësinë që në fillim të korrikut të nisë sezoni turistik me vizitorë nga rajoni, megjithëse nuk kanë paraqitur ndonjë plan kohor për hapjen e mundshme të sezonit pas pandemisë së koronavirusit.

    Ata paralajmërojnë lehtësira për pronarët e plazheve dhe të objekteve si dhe mbrojtje të përshtatshme për vizitorët.

    Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka beson se edhe sivjet do të ketë sezon turistik.

    “Shpresoj dhe besoj se edhe sivjet do të kemi sezon turistike. Nisem nga fakti se ne kemi pas 70-80% të mysafirëve nga rajoni. Edhe pse nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga situata në rajon, megjithatë duke u bazuar në situatën aktuale ne mund të hyjmë direkt në vrullin e sezonit turistik në korrik dhe gusht”, tha Gjeka.

    Në këtë kuadër edhe Ndërmarrja Publike për menaxhimin e bregdetit të Malit të Zi paralajmëroi lehtësira për pronarët e plazheve dhe të objekteve bregdetare. Kryetari i Këshillit Drejtues të kësaj ndërmarrjeje, Xhaudet Cakuli vuri në dukje lehtësirat për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

    “Jemi përcaktuar për shtyrjen e obligimeve të qiramarrësve në zonën e ‘Të Mirave Detare’ të plazheve dhe të objekteve të ndryshme në bregdetin e Malit të Zi në afatin prej 90 ditëve “, tha Cakuli.

    Edhe në bregdetin e Ulqinit po mendohet për qasje të ndryshme në ruajtjen e distancës mes pushuesve. Kjo distancë sipas Cakuli do të jetë prej 4 metrave.

    “I kemi bërë disa propozime provizore, të cilat parashohin largimin e çadrës prej njëra tjetrës në distancë prej 4 m. Gjithsesi, në këtë kuadër do të jetë me rëndësi edhe vlerësimi i autoriteteve të shëndetësisë dhe në bashkëpunim me ata do t’i miratojmë planet përfundimtare”, tha Cakuli.

    Edhe Fatmir Gjeka beson se një veprim i tillë në ruajtjen e distancës e ndihmojnë plazhet e veçanta dhe tejet gjata të Ulqinit.

    “Përparësia jonë është se ne kemi hapësira bregdetare siç është Plazhi i Madh ku mundemi lehtë ta ruajmë distancën. Jemi e vetmja komunë në Mal të Zi ku kemi hapësirë për distancë për një numër shumë të madh të mysafirëve”, tha Gjeka.

    Komuna e Ulqinit është ndër vendet me resurse të veçanta turistike në Mal të Zi, e cila falë kësaj pasurie edhe mbijeton ekonomikisht.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore te lokacioni i njohur si “Përzhina” në Rahovec si...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.