×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ulja e shifrave të COVID-19, Zelanda e Re lehtëson rregullat për maska

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Zelanda e Re ka lehtësuar rregullat për masat anti-Covid.

    Mësohet se maskat e fytyrës nuk janë më të detyrueshme në transportin publik, në pjesën më të madhe të këtij shteti. Kjo pasi numri i rasteve me koronavirus vazhdon të bjer.

    Nga mesnata e së mërkurës, maskat do të kërkohen vetëm në Auklland, epiqendrën e shpërthimit të fundit të koronavirusit, dhe në aeroplanë. Zelanda e Re është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e pandemisë dhe jeta e përditshme atje është kthyer kryesisht në normalitet në muajin qershor, por virusi është rishfaqur në Auklland në gusht.

    Ky qytet, më i madhi në Zelandën e Re, i është rikthyer izolimit të përkohshëm. Autoritetet thanë se mbulimi i fytyrës nuk është i nevojshëm për publikun e gjerë, pasi nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit në komunitet, tash e dhjetë ditë. Në total, Zelanda e Re ka konfirmuar 1,468 raste me koronavirus dhe 25 viktima.

    Sipas të dhënave të Institutit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 31.8 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 976,000 kanë vdekur dhe afro 22 milionë janë shëruar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor. Kryeministri kroat e tha këtë gjatë...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar sot se zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 29 dhjetor. Ai theksoi se qeveria...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, iu parashtrua edhe një pyetje se a është në mesin e përfituesve të...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor. Kryeministri kroat e tha këtë gjatë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Nënkryetari për Bashkëpunim Rajonal në LDK, Lutfi Haziri, vlerëson se qëndrimi i Kurtit për gjuhën zyrtare në Maqedoni e shkel me dy...
    Sport19 Nëntor 2024
    Më herët gjatë këtij viti, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte zbuluar se një klub ka ofruar 250 milionë euro për ta...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për 4 vjet të plota, qytetarët kanë vëzhguar se si...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Janë bërë 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainë. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.