×
  • Opinione
  • Opinione

    Ukraina, mësim për shqiptarët!

    FrontOnline
    03 Mars 2022

    Sot, nuk është Ukraina në luftë me Rusinë por një vend demokratik evropian është agresuar barbarisht ditën e natën nga Rusia. Sot, në luftë janë vlerat perëndimore dhe humanizmi kundër një regjimi diabolik të Putinit, i cili çon peshë ushtrinë e vet e i drejton drejt masakrës.

    Vështirë të mos heqësh paralele mes asaj që bënë bolshevikët më 1917-1921. Për presidentin rus, Vladimir Putin, Kharkivi dhe Kyivi nuk janë vetëm dy qytetet më të rëndësishme ukrainase por, mbi të gjitha, bartin një ngarkesë psikologjike mbi rusët, të cilët duhen mbajtur nën ethet e glorifikimit të këtyre akteve barbare.

    Nuk mund të thuhet me saktësi se cili është niveli i mbështetjes dhe kundërshtisë ndaj regjimit të Putinit në Rusi, duke konsideruar faktin që gjithçka vjen nga ai vend kalon nën tehun e agjencive propagandistike të lajmeve, sikurse janë dhe Russia Today, Sputnik apo Ruptly, të cilat jo më kot dhe u ndaluan në të gjitha vendet e Evropës, sigurisht përveç Serbisë.

    Nuk besoj se dikush ka ende dyshime që historia e Gorbaçovit përfundoi me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe ky argument idiot që po mbulon dhe narrativën ruse, se demek Ukraina po shkel premtimin dhënë Gorbaçovit me aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në NATO, është shkëndija nga ku lindi ky ‘konflikt’.

    Nëse e lexoni në mediet shqiptare këtë demagogji, sigurohuni ta denonconi atë një orë e më parë, pasi kemi të bëjmë haptazi me propagandën putiniste në Ballkan. Këto mesazhe nuk vijnë pa qëllim në vendet tona:

    Historia ka treguar se shqiptarët janë lënë në mëshirën e fatit jo pak herë. Vërtet, Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO por, në fund të ditës, këto janë organizime politiko-ushtarake, të cilat ndryshojnë qasjet në varësi të interesave të tyre.

    Pa asnjë dyshim, Shqipëria dhe Kosova nuk mund t’ua varin në qafë partnerëve ndërkombëtarë, aq më tepër NATO-s, sigurinë e tyre kombëtare. A jemi ne të përgatitur? Çfarë jemi duke bërë për mbrojtjen tonë kombëtare?

    Nuk është ideja për të rikthyer zboret e Enver Hoxhës, por minimalisht të pasurit një forcë ushtarake dinjitoze për të përballuar sadopak agresionin e mundshëm nga fqinjët tanë, të cilët jo më kot e konsiderojnë si konflikt të ngrirë dhe jo hesap të kryer, sikurse dhe është rasti i Serbisë me Kosovën.

    A ka kambanë alarmi më domethënëse se sa qasja e Serbisë zyrtare përgjatë ditëve që lamë pas? Jo vetëm që fqinjët tanë nuk arritën të vokalizonin qartazi pozicionimin përkrah perëndimit ndaj agresionit rus, por Serbia pa frikë sot mund të konsiderohet një vend, i cili po përpiqet të amortizojë “dëmin” që masat ‘on block’ të marra nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara i bënë Rusisë, duke i ofruar asaj një pikë mbështetëse brenda Ballkanit.

    Shou i shëmtuar në stadium i tifozerisë së Crvena Zvezdës ishte mesazh për t’i treguar Putinit që ne jemi këtu dhe jemi me ju. Gazetarët shqiptarë kanë boll eksperiencë për të kuptuar se propaganda serbe kështu ka operuar deri më sot, e këto kambana bien për ata që kanë vesh.

    Shqiptarët që sillen poshtë e lart si kapadai në kancelaritë ndërkombëtare, ku ne thjesht paskemi një simpati për popullin ukrainas. Jo! Ne shqiptarët duhet të jemi të alarmuar se kjo shkon përtej një konflikti diku aty larg e që s’paska lidhje me ne.

    Ne shqiptarët e kemi vuajtur në kurriz politikën agresive të sllavëve, qofshin ata të jugut apo veriut, e nuk mund të sillemi me kaq mëndjelehtësi, prandaj dhe ajo shprehja klishe vlen, më mirë vonë se kurrë. Le të jetë gjithçka po ndodh sot në Ukrainë një mësim i mirë për të gjithë ne, në mënyrë që të ndërmarrim çdo veprim që duhet për të siguruar dinjitetin dhe integritetin tonë territorial.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Opinione02 Janar 2025
    Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem...
    Opinione01 Janar 2025
    Shkruan: Blerim Shala Viti 2025, i cili tashmë i ka hapur portat për të gjithë ne, do të jetë politikisht një vit...
    Të tjera
    Vip03 Janar 2025
    Gjatë ‘Prime’, Xheneta ka folur për mashkullin të cilin la një njohje jashtë. Në momentin kur ajo filloi të flasë për këtë...
    Lajme03 Janar 2025
    Me depërtimin e frontit të ftohtë, të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes të ketë...
    Sport03 Janar 2025
    Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor ka ‘konfirmuar’ atë që ai dhe Logan Paul mund të fitojnë në një ndeshje të mundshme boksi....
    Lajme03 Janar 2025
    Presidenca e Kosovës ka reaguar pas certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke thënë vendimi duhej të ishte...
    Vip03 Janar 2025
    Gjesti ka qëndruar për rreth gjysmë ore duke u pastruar në banjo. Ai ka hargjuar pothuajse gjithë ujin e ngrohtë për banorët....
    Lajme03 Janar 2025
    Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta mbëmjen e sontme në Lagjen Dardania në Prishtinë. Rastin për Front Online e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.