Njohësi i politikës, Fidan Ukaj, e vlerësoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të integrimit rajonal.
‘’ Vendimi i Kosovës që vizat të hiqen për qytetarët e Bosnjës në drejtim të Kosovës nga janari i vitit 2025 për mua është një vendim me qasje të drejtë e institucioneve të Kosovës’’, tha Ukaj.
Ukaj sugjeroi se ky vendim mund të jetë edhe si taktikë e kryeministrit të vendit që presioni ndërkombëtar të hodhët në palën tjetër dhe kjo e fundit të bëjë veprimin e njëjte , mirëpo përkundër kësaj e vlerëson këtë vendim.
“Një taktizim i kryeministrit që pastaj presioni ndërkombëtar të vendoset në palën tjetër, në palën e Bosnjës që akordimin e rritur më herët për lëvizjen e lirë edhe për qytetarët e Bosnjës në drejtim të Kosovës e poashtu të Kosovës në drejtim të Bosnjës me letërnjoftim akordim që është dakorduar edhe në prezencën e faktorit ndërkombëtar’’, përfundoi Ukaj. / Front Online /