×
  • Sport
  • Sport

    UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

    FrontOnline
    15 Shtator 2024

    UEFA i ka bërë me dijë Anglisë se ata mund të përjashtohen nga Euro 2028, përkundër faktit se janë nikoqir të saj.

    Anglia dhe Irlanda u konfirmuan si nikoqir të Euro 2028 në tetor të vitit të kaluar, me disa stadiume të ndryshme në Angli, Skoci, Irlandë Veriore, Uells dhe Irlandë që do të mirëpresin ndeshjet.

    Teksa disa prej ndeshjeve në Euro 2020 u mbajtën në ‘Wembley’, në Euro 2028 do të jetë hera e parë që Anglia do të jetë nikoqir i një gare të futbollit që nga Euro 1996.

    Sidoqoftë, tashmë është zbuluar se UEFA e ka paralajmëruar Anglinë duke iu bërë me dije atyre se rrezikojnë serioizisht përjashtimin nga kjo garë.

    The Times ka raportuar se Unioni i Shoqatave Evropianë të Futbollit i ka bërë me dije ministrave anglezë se ‘Tre Luanët’ mund të përjashtohen nga Euro 2028 nëse kryeministri i vendit Keir Stramer vazhdon përpara me planet për të vendosur një rregullator në futbollin e meshkujve.

    Theodore Theodoridis, sekretari gjeneral i UEFA-s e ka dërguar këtë paralajmërim përmes një letreje drejtuar sekretares Lisa Nandy më herët gjatë këtij muaji, duke cituar se nuk duhet të bëhen ndërhyrje nga qeveria në futboll.

    Tutje në këtë letër ai ka goditur planet që ka hartuar kabineti qeveritar për të vendosur një rregullator për mbikëqyrjen e klubeve angleze.

    Si kundërpërgjigje, Theodoridis ka insistuar se pavaërsia në futboll është një kusht themelor.

    Planet për të promovuar një mbikëqyrës në të gjitha klubet që garojnë në Angli fillimisht nisën në muajin mars nga qeveria britanike e cila dëshiroi që të parandalonte klubet e pasura që të krijonin një tjetër superligë evropiane.

    Ky rregullator nuk u prezantua kurrë zyrtarisht në kohën kur konservatorët u rrëzuan nga qeveria, por qeveria laburiste është zotuar të vazhdojë me idenë.

    Por,nëse e bëjnë këtë, ata rrezikojnë të përjashtohen nga Euro 2028 dhe të humbasin mundësinë për të fituar më në fund një trofe në tokën britanike./Telegrafi/

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Sport15 Shtator 2024
    Nëse përmendet një trajner i suksesshëm, sigurisht që të gjithëve na shkon mendja te Driton Kuka. Trajneri kosovar i xhudos ka arritur...
    Sport14 Shtator 2024
    Real Madridi arriti të fitojë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim duke mposhtur me rezultat 2-0 Real Sociedadin. Megjithatë, trajneri Carlo...
    Sport14 Shtator 2024
    Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitore të madhe në skenën evropiane. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill  Clinton” në Ferizaj, para një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Një shpërthim i kamionit me gaz në një rrugë në gadishullin jugor të Haitit të shtunën vrau 24 persona dhe la gjysmën...
    Lajme15 Shtator 2024
    300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” ishin zgjuar nga gjumi si pasojë e luftimeve. Të shtënat nuk...
    Lajme15 Shtator 2024
    Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur shqetësimin për pengesat që u janë shkaktuar nga Ministria e Financave,...
    Lajme15 Shtator 2024
    Sot mbushen 26-vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës: 15 shtator 2024 10:00 Federata e Paraboccia-s organizon një aktivitet sportiv në disiplinën e Paraboccia-s. Ky event synon të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.