×
  • Sport
  • Sport

    UEFA i përjashton dy gjyqtarë spanjollë nga “EURO 2024”

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    UEFA ka vendosur që t’i përjashtojë dy gjyqtarët spanjollë, Alejandro Hernandez dhe Jesus Gil Manzano, nga “Euro 2024” pas ankesave për gjykimin e tyre, kanë raportuar të premten mediume të ndryshme angleze.

    Hernandez, i cili shërbeu si zyrtar i VAR-it, u përball me kritika për refuzimin e pretendimit për penallti të Skocisë në humbjen 1:0 ndaj Hungarisë të dielën e kaluar.

    Ndërsa Manzano u kritikua për gabimin e tij gjatë fitores 1:0 të Francës ndaj Austrisë.

    Krahas dy gjyqtarëve në shtëpi janë dërguar edhe ndihmësit, Diego Barbero Sevilla dhe Angel Nevado Rodriguez.

    Ky vendim që e ka marrë UEFA e ka lënë gjyqtarin Martinez Munuera si përfaqësuesin e vetëm spanjoll për pjesën e mbetur të “Euro 2024”.

    Ish-arbitri i La Ligas, Iturralde Gonzalez, i ka bërë thirrje Federatës Spanjolle të Futbollit të përmirësojë marrëdhëniet me UEFA-n pas largimit të katër nga pesë arbitrat pas fazës së grupeve.

    “Ka nevojë urgjente për një përfaqësues spanjoll në komitetin e arbitrave”, ka thënë Gonzalez për “Cadena SER”.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Sport01 Korrik 2024
    Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’ do të vazhdojë sot me dy superpërballje, ndeshje këto që do të luhen në kuadër të 1/8 së...
    Sport30 Qershor 2024
    Gjeorgjia ka befasuar Spanjën në ndeshjen që po luhet aktualisht pasi ka kaluar në epërsi pas 18 minutash lojë. Lojtari i spanjollëve...
    Sport30 Qershor 2024
    Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve – ndërsa në çerekfinale do të...
    Të tjera
    Kronika01 Korrik 2024
    Një grua nga Podujeva ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK dhe sipas policisë dyshohet se ka qenë shtatzënë e më pas ka...
    Lajme01 Korrik 2024
    Time Kadrijaj nga AAK thotë për “Front Online” se emërimi i ambasadorëve në qeveritë e kaluara nuk janë bërë pa përgatitje profesionale...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për vdekjen e Ismail Kadaresë, ka thënë se personalitete krijuese si ai nuk vdesin kurrë. Ndër të...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Përmes një postimi në rrjete...
    Lajme01 Korrik 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Në një shkrim...
    Kronika01 Korrik 2024
    Policia në Ferizaj gjatë muajit qershor ka realizuar 170 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. “Policia Rajonale e Ferizajt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.