×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Udhëtimet ‘Business Class’ të Pacollit: Për tri bileta u paguan 17 mijë euro

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Një viztë në Amerikë e Behxhet Pacollit në cilësinë e ministrit të Jashtëm i kushtoi goxha shtrenjtë buxhetit të shtetit.

    Me 17 korrik 2019, ish-ministri Pacolli kishte udhëtuar për SHBA nga Frankfurti, për tu kthyer dy ditë më pas po në këtë qytet.

    Udhëtimin në SHBA Pacolli e realizoi në ‘biznis klas’. Kështu bileta për vajtje- ardhje, kushtoi në total 14 mijë euro.

    Udhëtimi i tretë është realizuar me 22 korrik në relacionin Senegal-Stamboll-Prishtinë dhe anasjelltas. Bileta kushtoi 3 mijë e 518 euro.

    Sipas Auditorit të Përgjithshëm, udhëtimi me biznis klas është i ndaluar me Udhëzimin Administrativ nr. MShP 2004/7 për Udhëtimet Zyrtare i cili specifikon se “klasa e lejuar për udhëtime zyrtare me aeroplan është klasa ekonomike”.

    “Nëse planet e udhëtimit ndryshojnë pasi të jetë prerë bileta, atëherë institucioni përkatës do të marrë përgjegjësin për çdo shpenzim shtesë. Ministria kishte paguar katër bileta të udhëtimit me aeroplan në klasën biznes në vlerë 22,184€, edhe pse kjo nuk është e lejuar me udhëzim administrativ”, vlerëson Auditori.

    “Ministri duhet të siguroj që shpenzimet për biletat e aeroplanit bëhen sipas kërkesave të udhëzimit administrativ në fuqi duke evituar shpenzimet me kosto të lartë pa arsyetime”.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.