×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Udhëheqës nga mbarë bota pjesë e takimit vjetor të Kombeve të Bashkuara

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diele në Nju Jork. Në këtë takim do të trajtohen çështjet më të mprehta që po kalon bota, mes tyre luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë.

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mblidhet në takim e saj vjetor, ndërsa bota po kalon një periudhë të zymtë.

    “Ndasi gjeopolitike dhe konflikte të dala jashtë kontrollit, jo vetëm në Ukrainë, Gazë e Sudan, por edhe më gjerë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

    Ndërsa afron njëvjetori i luftës në Gazë, mbi 41,000 palestinezë janë vrarë, sipas burimeve të qeverisë lokale dhe 100 pengje ende mbahen nga Hamasi. Sidoqoftë, takimi i OKB-së nuk ka gjasa të sjellë përparime drejt një armëpushimi.

    Zëri i Amerikës bisedoi me analisten Randa Slim të Institutit për Lindjen e Mesme me seli në Uashington.

    “Nuk shoh ndonjë mundësi. Të dy palët, Hamasi dhe kryeministri izraelit, duket se po përgatiten për një konflikt të gjatë.”

    Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Presidenti palestinez Mahmoud Abbas padyshim që do të nënvizojnë luftën kur të flasin në Asamblenë e Përgjithshme të enjten.

    Presidenti Volodymyr Zelenskyy pritet gjithashtu të marrë pjesë në takim. Paqja mbetet shumë larg ndërsa kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

    Gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën të martën dhe më pas në Asamblenë e Përgjithshme, Presidenti Zelenskyy pritet të theksojë nevojën për më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe armë me rreze të gjatë veprimi.

    Richard Gowan drejton Grupin Ndërkombëtar të Krizave, një organizatë e pavarur që punon për të parandaluar luftërat dhe hartuar politika për një botë më paqësore.

    “Sfida më e madhe e Kievit është që të ndalojë përparimin e Rusisë në Ukrainën lindore. E ardhmja e luftës do përcaktohet në fushën e betejës dhe jo në Kombet e Bashkuara”.

    Presidenti Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në takim por do të dërgojë kryediplomatin veteran, Sergey Lavrov.

    Diplomatët do të diskutojnë edhe rreth luftës në Sudan. 17 muaj luftime kanë zhvendosur mbi 10 milionë njerëz dhe zhytur miliona të tjerë në uri, pavarësisht nismave të shumta ndërkombëtare për të arritur një armëpushim.

    Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti iranian Masoud Pezeshkian marrin pjesë në takim për herë parë. Për Presidentin Joe Biden ky është takimi i fundit në OKB./VOA

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të presë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor në...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Samiti i dytë i paqes, i cili është planifikuar të mbahet deri në fund të vitit, duhet t’i japë fund luftës së...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....
    Lajme20 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në...
    Lajme20 Shtator 2024
    Pesë kryetarë të komunave që udhëhiqen nga AAK do të jenë kandidatë për deputet në zgjedhjet parlamentare në vitin 2025. Ardian Gjini, Smajl...
    Lajme20 Shtator 2024
    Instituti Albanologjik i Prishtinës, ka njoftuar se Naim Berisha është zgjedhur u.d. të drejtorit të këtij instituti. “Në mbledhjen e mbajtur më...
    Sport20 Shtator 2024
    Trent Alexaner-Arnold nuk po përpiqet që të blejë aksionet e klubit të famshëm francez Nantes përkundër raportimeve që bënin me dije se...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Samiti i dytë i paqes, i cili është planifikuar të mbahet deri në fund të vitit, duhet t’i japë fund luftës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.