×
  • Lajme
  • Lajme

    U tha se do t’i bashkohet LDK-së, flet Shpend Ahmeti

    FrontOnline
    10 Prill 2021

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund spekulimeve në rrjetet sociale ku ishte proklamuar se i është bashkangjitur kësaj partie.

    Ai ka treguar se ka kohë që i ka ndarë rrugët me PSD-në pasi politikat e tij nuk përkojnë me ato që kërkohen nga ta.

    “Nuk e besoj. Nuk ka pasur asnjë diskutim, nuk e kam folur me askënd. E kam parë që po shkruajnë nëpër rrjetet sociale. Unë jam i orientimit të majtë. Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e krahut të djathtë, unë s’mund të jem pjesë,” – ka thënë Ahmeti.

    Ahmeti ka folur edhe për masat e fundit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Ai ka thënë se masat e marra nga Qeveria Kurti për mbyllje nuk janë të duhurat.

    Sipas tij, masat kanë qenë te nevojshme, por duhej menduar mirë.

    Ahmeti me shaka tha se nëse zgjatja zgjat deri me 18 prill edhe ai do të shkoj në Shqipëri.

    “Ka pas nevojë për masa, ajo është e padiskutueshme, për shkak se shkum dikun rreth 1000 raste në ditë, ndodhte që kishte 15 viktima në ditë”, tha Ahmeti në ATV.

    “Por masat që të jenë veç hajt se pa i menduar pasojat e tilla të vendimeve, unë mendoj se tash duhet të rimendohen. Është koha për Qeverinë që ta mendoj në ditët në vijim si t’i adresoj disa nga brengat, nëse zgjat kjo deri me 18 prill, edhe unë po shkoj (në Shqipëri) ”, u shprehë Ahmeti./Front Online/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një burrë 49-vjeçar nga Las Vegas u arrestua pranë tubimit të ish-presidentit Donald Trump në Coachella. Ai po bartte një armë zjarri...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve....
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Shqipërisë ka bërë të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.