Lille mbrëmë e mposhti Real Madridin në xhiron e dytë të Champions League.
Protagonisti kryesor i takimit ishte futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili e nxori penalltinë e të cilin në gol e konvertoi Jonathan David.
Zhegrova zhvilloi një ndeshje fantastike kundër “mbretërve” duke ua ‘rrëmbyer’ kurorat atyre.
Ai u shpall lojtar i ndeshjes, e më pas në reagimin e tij 25 vjeçari tha se “krejt ishte një ëndërr”.
Në histori të Championsit, Edon Zhegrova, është shqiptari që e merr këtë çmim.