Ambasada Britanike në Tiranë ka uruar Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut, për njohjen si kampion kundër korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada Britanike thotë se ky çmim prestigjioz nxjerr në pah përpjekjet e jashtëzakonshme të Dumanit në drejtimin e punës së SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar – kjo është thelbësore për progresin e reformave të Shqipërisë dhe për të siguruar besimin e qytetarëve të saj.
Më tutje në postim thuhet se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbetet e vendosur për të mbështetur SPAK-un dhe reformat në drejtësi të Shqipërisë.