Një vajzë nga Ferizaj ishte raportuar e zhdukur dy javë më parë.
Policia kishte bërë të ditur se babai kishte njoftuar se vajza e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, e njëjta është gjetur të hënën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Po është gjetur me datë 07.04.2025 shëndoshë e mirë”, ka thënë Veseli.
Veseli ka bërë të ditur se njëjta është gjetur në qytetin e Gjakovë./