×
  • Lajme
  • Lajme

    U protestua në Shkup për ndotjen e ajrit, reagon qeveria maqedonase

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2024

    Pas protestës së mbajtur të shtunën në Shkup, lidhur me ndotjen e ajrit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar.

    Ajo thotë se mbrojtja e mjedisit jetësor dhe veçanërisht përballja me problemin shumë dekadash me cilësinë e dobët të ajrit në disa qytete dhe vendbanime të vendit, është prioritet i lartë në agjendën e saj.

    “Me shumë përkushtim dhe seriozitet, edhe para fillimit të sezonit të ngrohjes kur vërehen rregullisht përqendrime më të larta të substancave ndotëse në ajër, veprohet drejt projektimit të plotë dhe preciz të zgjidhjeve, zhvillimit dhe zbatimit të zgjidhjeve për tejkalimin e këtij problemi, për të cilin qytetarët vitet e kaluara kanë treguar nivel të lartë të interesit”, thuhet tutje në reagim, përcjell Klankosova.tv.

    Aty mes tjerash theksohet se është përgatitur dokumenti planor, ku renditen qëllimet e programit dhe paketat e projektit me të cilat synohet reduktimi i emetimit të grimcave të ngurta në qytetet e vendit.

    “Qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor, pas 5 vitesh në vakum (programi dhe plani i parë dhe i fundit janë përgatitur për vitin 2019), kanë përgatitur dokumentin planor “Programi kundër ndotjes së ajrit 2024-2030” ku renditen qëllimet e programit dhe paketat e projektit me të cilat synohet reduktimi i emetimit të grimcave të ngurta në qytetet e vendit”.

    Qeveria për programin që e cilëson si të plotë, tha se përmban 8 segmente dhe për secilin prej tyre ka projekte të planifikuara.

    “Programi është i plotë, i saktë dhe i përshtatshëm për kushtet dhe mundësitë konkrete. Ai përmban 8 segmente dhe për secilin prej tyre ka projekte të planifikuara dhe ajo që ka rëndësi të veçantë është afati i fillimit të zbatimit, periudha në të cilën duhet të përfundojë, si dhe institucionet përgjegjëse që do të jenë në ngarkesa për arritjen e rezultateve të pritura”.

    “Me këtë Program Planor Qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor kanë siguruar bashkëpunim të hapur dhe koordinim institucional në të gjitha nivelet, qendror dhe lokal, si element kyç për përmbushjen e qëllimeve programore dhe aktiviteteve të projektit”.

    Paketa e Programit mbulon fushat kryesore që ndikojnë në cilësinë e ajrit: energjia, industria, transporti, bujqësia dhe pylltaria, etj, thuhet tutje në reagim.

    Aty shkruan se është paraparë edhe përkrahja e vetëqeverisjeve lokale në zhvillimin e planeve të nevojshme lokale për ballafaqim me ndotjen e ajrit.

    “Krahas aktiviteteve konkrete që mbulojnë veprimin e një game të gjerë burimesh të zbuluara të ndotjes në nivele të ndryshme, parashikohen edhe ndryshimet e nevojshme ligjore që do të lehtësojnë zbatimin dhe kontrollin. Është paraparë edhe përkrahja e vetëqeverisjeve lokale në zhvillimin e planeve të nevojshme lokale për ballafaqim me ndotjen e ajrit”.

    Qeveria tha se buxheti për vitin 2025 parasheh ngritjen e një stacioni tjetër monitorues për matjen e cilësisë së ajrit në Shtip, në mënyrë që Sistemi Shtetëror i Monitorimit të numërojë 23 stacione monitoruese dhe një të lëvizshë

    Nga Rubrika
    Lajme01 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur delegacionin e qytetarëve boshnjakë dhe shqiptarë nga Bosnja dhe Hercegovina të cilët udhëtuan pa...
    Lajme01 Janar 2025
    Dhjetëra aksidente trafiku janë shënuar vetëm në ditën e parë të vitit 2025. Një i tillë ka ndodhur edhe në Prizren. Bëhet...
    Lajme01 Janar 2025
    Prishtina sot është ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë. Kjo sipas ranglistës së IQAir që bën matjen e ajrit...
    Të tjera
    Vip01 Janar 2025
    Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku Prej kohësh rrjeti po zien nga lajmet se këngëtarja i ka dhënë fund me aktorin e humorit,...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Një 20-vjeçar në Tiranë është plagosur me një plumb qorr në oborrin e banesës së tij pranë zonës së spitaleve. Ndërkohë kanë...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Presidenti amerikan Joe Biden është informuar së fundmi për “lajmin e tmerrshëm se një shofer vrau dhe plagosi dhjetëra individë në New...
    Lajme01 Janar 2025
    Timothy Less e kishte parashikuar kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ish-diplomati britanik sheh dhe pret edhe më shumë përkeqësim...
    Lajme01 Janar 2025
    Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur lidhur me numrin e regjistrimit te futbollistëve të rinj gjatë vitit...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Agjentja speciale, Althea Duncan, tha se ka marrë në emër të FBI përsipër çështjen e incidentit në New Orleans që shkaktoi vdekjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.