Me datë 02.04.21 rreth orës 01:00, në terminalin e pikës kufitare Hani i Elezit, është arrestuar një shtetas bullgar i lindur në vitin 1974 në Pazardzhik, mbi dyshimin e bazuar se i njëjti i ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë në shumën prej (20) njëzet euro.
Përmes, një komunikate për emdia bëhet e ditur se personi i dyshuar nuk kishte sigurim kufitar të Republikës së Kosovës dhe gjatë ofrimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit, i ka vendosur paratë në dokumente në formë ryshfeti me qëllim të kalimit kufitar.
Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ndaj personit të dyshuar sipas dispozitave ligjore kanë iniciuar rastin “Dhënie e Ryshfetit (mitos)” dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, shtetasi bullgar është ndaluar për 48 orë./Front Online