×
  • Vip
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    U gjet i vdekur në Kolumbi, si u vra aktori 23 vjeçar i Netflix

    FrontOnline
    23 Nëntor 2023

    Aktori 23-vjeçar Kevin Munoz u gjet i vdekur në Kolumbi me duar dhe këmbë të lidhura, ndërsa autoritetet arrestuan një adoleshent si të dyshuar.

    Trupi i torturuar i 23-vjeçarit Kevin Andres Munoz Tovar u gjet të hënën në qytetin Tulua me disa plagë me hanxhar, shkruan The Sun, përcjell FrontOnline.

    Autoritetet kanë arrestuar një 19-vjeçar si të dyshuar për vrasjen brutale.

    “Policia e Valles raporton se një 19-vjeçar është arrestuar falë informacioneve të dhëna në kohë nga qytetarët. 19-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Kevin Andres Munoz Tovar, një aktor i njohur i një filmi kolumbian”, theksoi shefi i policisë.

    “Personat që shkaktuan lëndimet më pas u larguan nga vendi i krimit, por falë informacioneve nga komuniteti, njëri prej tyre u arrestua”, shtoi ai.

    23-vjeçari Kevin Andres Munoz Tovar luajti në filmin e Netflix “Lavaperros” me regji të Carlos Moreno. Filmi fokusohet në konfliktin mes një njeriu që përballet me probleme financiare dhe një peshkaqeni huamarrës që dëshiron ta vrasë atë. Ishte gjithashtu pjesë e serisë Apple TV Echo 3./FrontOnline/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, Kremlini “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë”,...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    “PD në zgjedhjet e ardhshme zor se merr më shumë mandate sesa në 1997”. Dy ditë pas këtij parashikimi të kryeministrit të...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 1.9% në muajin gusht, në përputhje me pritjet e tregut, duke shënuar herën e...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo do të takohet me homologun...
    Sport10 Shtator 2024
    Trajneri francez Zinedine Zidane raportohet se ka refuzuar ofertën e gjigantit anglez, Manchester United. Ish-trajneri i Real Madridit ditëve të fundit ishte...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut tha se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Driton Selmanaj, deputet i LDK’së ka folur për raportet e Kosovës me aleatë. Sipas tij, Kosova njëherë ka nevojë t’i normalizojë raportet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj komentoi vizitën e sotme të kryeministrit Kurti në Veri, ku u ndalë në një “fast food”. Ai...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 1.9% në muajin gusht, në përputhje me pritjet e tregut, duke shënuar herën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.