Njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme prangosen një person shumë të kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Aksioni u zhvillua në lagjen Emshir në Prishtinë, ku u arrestua Arben Lamçe.
Disa orë pas arrestimit të tij, policia shqiptare ka njoftuar për veprat për të cilat dyshohet ai.
Lamçe u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Gordonët”.
“Ndaj shtetasit A.L., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë më datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit, “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale”, “Grupi i strukturuar Kriminal”, “Organizata kriminale” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 80-28/1-333 dhe 334-287 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.