×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia thotë se Makroni vuan nga eklipsi i mendjes

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Turqia ka reaguar ndaj kritikave të Francës për intervenimin në Libi, duke thënë se presidenti francez, Emmanuel Macron, vuan nga eklipsi i mendjes pasi po e kundërshton përkrahjen që Ankaraja ia ka dhënë qeverisë libiane që njihet nga komunitetit ndërkombëtar.

    “Kategorizimi i Makronit për përkrahjen e vendit tonë ndaj qeverisë legjitime të Libisë, të bazuar në rezolutat e OKB-së dhe në kërkesat e tyre si lojë e rrezikshme mund të shpjegohet vetëm përmes një eklipsi të mendjes”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.

    Me përkrahjen e ushtrisë turke, Qeveria e Akordit Kombëtar e Libisë e ka neutralizuar një sulm 14-mujor ndaj kryeqytetit Tripoli nga furcate gjeneralit Khalifa Haftar, i cili përkrahet nga Rusia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Përfshirja e Turqisë në Libi i ka tensionuar marrëdhëniet e këtij shteti me Francën, të cilën Ankaraja e akuzon se ka kontribuar në kaos duke e përkrahur gjeneralin Haftar, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Të hënën, Makroni e akuzoi Turqinë se po luan lojë të rrezikshme në libi dhe ofroi përkrahje për presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili të shtunën tha se vendi i tij ka të drejtë të intervenojë në konfliktin e shtetit fqinj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti amerikan në largim Joe Biden njoftoi këtë të hënë se do të zbusë dënimet e 37 nga 40 personat e dënuar...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka sugjeruar se është në favor të lejimit të TikTok-ut të vazhdojë operimin në Shtetet e...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ukraina ka marrë një këst prej 1.1 miliard dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Denys Shmyhal...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth themelimit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Ministrja,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri në 40 minuta. Sipas Qendrës Kombëtarë për Menaxhim...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, nga familjarët në Pogradec. Nga veprimet e para...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd. Ramadani ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi, çdoherë...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re. “Qendra Kulturore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.