×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia kërcënon Armeninë pas vrasjes së një ushtari azer

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë e paralamëroi Armeninë që të mos luajë me zjarr pas vrasjes së një ushtari të Azerbajxhanit në kufirin mes dy vendeve që janë në konflikt të gjatë.

    “Armenia, e cila në mënyrë të jashtëligjshme e pushtoi Karabakun e Sipërm, tash e shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit”, shkroi kjo ministri në Twitter.

    Në këtë deklaratë gjithashtu pati lutje që Zoti ta mëshirojë ushtarin e vrarë dhe Turqia i shprehi ngushëllime, siç u tha, shtetit vëllazëror të Azerbajxhanit, duke ofruar përkrahje për këtë vend.

    Azerbajxhani dhe Armenia janë në konflikt nga viti 1991 për shkak të territoreve të kontestuara kufitare.

    Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka formuar të ashtuquajturin Grupin e Minskut, të përbërë nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, me qëllim të zgjidhjes së këtij konflikti, por një gjë e tillë ende nuk është arritur.

    Më shumë se dhjetë ushtarë të Azerbajxhanit u vranë gjatë përleshjeve të armatosura mes ushtrive të dy vendeve në korrik të këtij viti.

    Në qendër të konfliktit është rajoni Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Tensione raportohen te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku janë votat e diasporës. A2 CNN mëson se PD ka ndryshuar numëruesin Numëruesit...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025. Sipas KQZ...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.