×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia ka rifilluar kërkimet për gaz dhe naftë në Mesdheun lindor, thotë Erdogan

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të premten se Turqia ka rifilluar kërkimet për gaz dhe naftë në Mesdheun lindor, duke akuzuar Greqinë fqinje se ka dështuar të mbajë premtimet e saj.

    “Ne kemi rifilluar veprimtarinë e kërkimit. Kemi dërguar anijen Barbaros Hayrettin në zonë”, u tha Erdogan gazetarëve.

    Muajin e kaluar, Turqia tha se kishte pranuar të pezullojë “për një kohë” kërkimet për naftë dhe gaz në një ishull Grek, derisa vazhdojnë negociatat mes Greqinë dhe njërin ndër vendet më me ndikim në BE, Gjermaninë.

    “Ata nuk i kanë zbatuar premtimet e tyre”, tha Erdogan.

    Kërkimi i naftës në Mesdheun lindor ka krijuar mosmarrëveshje midis Turqisë dhe BE-së.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që Turqia të “sanksionohet” duke e akuzuar Ankaranë për shkelje të të drejtave të Greqisë dhe Qipros, pasi që të tre vendet përpiqen të shfrytëzojnë rezervat e zbuluara së fundmi.

    Ankaraja ka thënë se është e gatshme të negociojë me Athinën, por pa asnjë parakusht, raporton AFP.

    Komentet e Erdoganit vijnë një ditë pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një zone ekonomike në Mesdheun lindor.

    “Kjo marrëveshje nuk ka asnjë vlerë,” tha udhëheqësi turk.

    Më 23 korrik, Greqia ka thënë se do të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane, kur bëhet fjalë për misionin e kërkimit të naftës dhe gazit në jug të ishujve grekë në Mesdheun Lindor, nga ana e Turqisë fqinje.

    Turqia dhe Greqia tashmë kanë vendosur trupat e marinës në rajon.

    Të dyja vendet janë anëtare të NATO. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, nëse ekziston një rrezik real për një luftë mes Serbisë dhe...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Avionët luftarakë të Izraelit e goditën një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit të martën, si dhe lëshuan urdhra të rinj për...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Deputetja britanike Alicia Kearns, i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, rreth deklarimeve të bëra për BBC në intervistën për Hard...
    Të tjera
    Sport26 Nëntor 2024
    Është një lojtar i vetëm që komandon në renditje të Këpucës së Artë: është Robert Lewandowski, në krye me 30 pikë pasi...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Rusia njoftoi më 26 nëntor se ka marrë vendim që të dëbojë një diplomat britanik, të cilin e akuzon për spiunazh. Shërbimi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Paga e ulët dhe në kundërshtim me atë minimale, moszyrtarizimi i shujtës brenda orarit të punës dhe pagesa për ekzaminime, janë ndër...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren po kërkon ndihëmë nga...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar ushtrimin fushor në qitje dhe manovra me municion luftarak. Kjo në në kuadër të ngritjes...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut përmes një aksioni simbolik kanë vendosur posterë me mbishkrime “Kërkohet Bedri Hamza”. Kjo në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.