×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke u bërë thirrje vendeve perëndimore të marrin “masa parandaluese” kundër veprimeve të Izraelit.

    Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

    “Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një katastrofë të madhe, presioni mbi Izraelin duhet të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll.

    Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

    Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

    “Është koha që të gjitha vendet me misionin e mbrojtjes së paqes botërore të gjejnë zgjidhje që do ta ndalë Izraelin”, tha Erdogan.

    “Për ta ndalur këtë shtypje që po vazhdon prej gati një viti, për ta vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të siguruar rrjedhën e pakufizuar të ndihmave humanitare, të gjithë ne, bota e tërë dhe veçanërisht OKB-ja, kemi detyra të rëndësishme,” shtoi ai.

    Turqia ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza, të cilat erdhën si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – më 7 tetor.

    Izraeli thotë se rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 persona u morën peng në sulmin e Hamasit. Ofensiva e mëvonshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së enklavës.

    Ankaraja ka pezulluar tregtinë me Izraelin dhe ka paraqitur një kërkesë për t’u bashkuar në rastin e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke akuzuar Izraelin për gjenocid. Izraeli i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për gjenocid si të pabaza./REL

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Ushtria izraelite thotë se e ka “çmontuar pothuajse plotësisht” udhëheqjen e Hezbollahut me sulmin e saj ajror në Bejrut. Kjo u tha...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, që...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk e kanë autorizuar Ukrainën t’i përdorë raketat...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga mikpritja e përzemërt e ushtarëve amerikanë ndaj saj, në West Point. Për...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll...
    Ekonomi21 Shtator 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës ka qenë dhe mbetet ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të...
    Lajme21 Shtator 2024
    ShSKUK ka reaguar pas raportimeve se në Klinikën e Onkologjisë mungon një injeksion. Përmes një njoftimi, ShSKUK ka sqaruar se për disa ditë...
    Sport21 Shtator 2024
    “E kemi studiuar Trepçën dhe e kemi ditur se do të jetë kundërshtar cilësor, ndonëse njerëzit nuk e njohin shumë mirë”. Kështu...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gëxhaliu ka thënë se përqindja e vërtetë e papunësisë në vend është shqetësuese. Përmes një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.