×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Turqët blejnë Ferronikelin, zotohen ta bëjnë kompaninë me të mirë në Evropë

    FrontOnline
    07 Qershor 2022

    Konglomerati turk “Yildirim” ka blerë të gjitha aksionet e “NewCo Ferronikel” të cilat zotëroheshin nga Grupi BALFIN.

    Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media ku thuhet se janë marrë të gjitha masat për nje tranzicion të qetë.

    “YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë “NewCo Ferronikel”-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit YILDIRIM.”, thuhet në komunikatë.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, një prej prodhuesve më të mëdhenj të Ferronikelit në Evropë. Të gjitha aksionet e “NewCo Ferronikel”-it zotëroheshin nga Grupi BALFIN. Të gjitha masat e nevojshme janë ndërmarrë për një tranzicion të qetë.

    “NewCo Ferronikeli” është një aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës, me peshë për shtetin dhe me impakt të madh në makroekonomi. “NewCo Ferronikeli’ është themeluar në vitin 1984 si ndërmarrje shtetërore, me një kompleks që përfshin fabrikën për prodhimin e Nikelit në dy linja si dhe rezervat e pasura me minerare nën hapësirën përreth.

    YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë “NewCo Ferronikel”-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit YILDIRIM.

    Me këtë rast, dega e Grupit YILDIRIM, YILDAMIN Holding zgjeron gamën e prodhimit të ferroaliazheve. Kompania, tashmë, renditet e katërta në botë në biznesin e Kromit, e dyta në botë për prodhimin e Ferrokromit me Karbon të Lartë (HC FeCR) dhe është lidere në fushën e prodhimit të Kromit me Kualitet të Lartë dhe sektorin minerar.

    Kompania tashmë zotëron edhe fabrika të prodhimit të Koksit Metalurgjik me Fosfor të Ulët në Kolumbi si dhe një fabrikë metalurgjike të Ferrovanadiumit dhe Ferromolibdenit në SHBA. YILMADEN Holding punëson mbi 7,500 punonjës në tetë vende: Turqi, Kosovë, Suedi, Kazakistan, Rusi, Shqipëri, Kolumbi dhe SHBA. Kompania eksporton produktet e saj në më shumë se 100 vende të botës, përmes më shumë se 20 qendrave të shpërndarjes, të vendosura gjithandej botës.

    Me selinë qendrore në Stamboll të Turqisë, Grupi YILDIRIM është një prej grupeve të angazhuara në sektorët e industrisë dhe infrastrukturës, që ka rritjen më të shpejtë në nivel global. Grupi industrial botëror ka një prodhimtari të diversifikuar mirë, duke qenë aktiv në nëntë sektorë globalisht: kryesisht në sektorin e metaleve dhe minierave, operimin dhe menaxhimin e porteve, fertlizuesve dhe kemikaleve, energjisë, transportit dhe logjistikës, investimeve financiare dhe pronave private. YILDIRIM operon në 54 shtete në 5 kontinente, duke punësuar më shumë se 18,000 njerëz anembanë botës.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen...
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Vip16 Janar 2025
    Driloni qe banori i parë i cili ka ndarë dhuratën e parë nga ‘Giveaway’ i organizuar nga Vëllai i Madh në shtëpinë...
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.