Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në tubimin e LDK-së, të pranishëm kanë qenë mijëra qytetarë të cilët nuk i zuri salla.
Për këtë ka shkruar, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili u kërkon falje të gjithë atyre qytetarëve të cilët mbetën jashtë sallës për shkak të numrit të madh të mbështetësve të kësaj partie.
“Detyrohem një kërkimfalje për gjithë ata mbështetës e qytetarë që na mbetën jashtë. Më thanë se ishin mbi një mijë. Ndonëse u hoqën dhe karriget, vend nuk kishte më shumë, nuk kishte hapësirë më shumë!Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë”, ka shkruar Abdixhiku.
Njoftimi i plotë:
Detyrohem një kërkimfalje për gjithë ata mbështetës e qytetarë që na mbetën jashtë. Më thanë se ishin mbi një mijë. Ndonëse u hoqën dhe karriget, vend nuk kishte më shumë, nuk kishte hapësirë më shumë!
Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë!
Fushatë të mbarë!
124 është numri ynë!
Republika jonë është vetë ëndrra jonë!
Ndryshimi sot, është misioni jonë!