×
  • Lajme
  • Lajme

    Tubimet në kohë pandemie, Hoti: E pamundur të ndalen qytetarët

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së si dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se po mundohen që të respektojnë masat antiCOVID edhe në tubimet elektorale.

    Hoti i cili bashkë me bashkëpartiakët e tij është parë duke zhvilluar fushatë elektorale dhe duke rrezikuar me shpërndarjen e këtij virusi tha se është e pamundur të ndalen qytetarët që të shkojnë në tubime.

    “Ne nuk e kemi harruar, ne kemi pasur seri të programeve për të shpërndarë informatën tek qytetarët lidhur me programim dhe tash çdo ditë paradite e bëjmë prezantimin e kandidatëve të regjionit dhe mandej dalim të takohemi me qytetarët.Në ato takime bëjmë maksimumin e respektimit të masave, distance dhe maskë. Është e pamundur të ndalen qytetarët të vijnë në tubime”, tha Hoti.

    Gjithashtu Avdullah Hoti theksoi se po bëjnë thirrje që të respektohen këto masa, s’paku të kenë të vendosura maska dhe të respektohet distanca.

    “Po bëjmë thirrje maksimalisht që të respektohen këto maska, maskat së paku dhe distance në mes njerëzve në ambiente sa më të hapura.E di se jo gjithmonë arrijmë t’i kontrollojmë tubimet që po bëjmë”, shtoi ai.

    Ndryshe pikërisht sonte LDK zhvilloi tubim në qytetin e Gjilanit, ku të gjithë shiheshin afër njëri-tjetrin, pa respektim distanca disa prej tyre em maska e disa as maskë të vendosur në një ambient të mbyllur.

    Ishte pikërisht Hoti dhe Armend Zemaj nga LDK si ministër i Shëndetësisë që vazhdimisht bënë thirrje për respektim të masave, e që së fundi po i thyejnë vetë ato.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Emisari i BE-së,, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e djeshëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq. Ai tha...
    Lajme26 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar të dhënë serioze dhe shqetësuese për nivelin e korrupsionit në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Sport25 Prill 2024
    Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.