×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tsikhanouskaya: Bjellorusia është zgjuar

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Sfiduesja e presidentit të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, u tha ligjvënësve evropianë se vullneti i popullit bjellorus për demokraci “nuk do të thyhet” nga dhuna pas-zgjedhore që bëjnë autoritetet në Minsk.

    “Bjellorusët kanë treguar gjatë dy javëve të kaluara se nuk do të dorëzohen, përkundër shtypjes, frikësimit me forcë dhe kërcënimeve me burgim”, i tha Tsikhanouskaya Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, përmes një video-lidhjeje nga Lituania.

    Ajo u vendos atje pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, për shkak të, siç u raportua, kërcënimeve që ajo dhe familja e saj kanë marrë.

    Presidenti Alyaksandr Lukashenka, i cili ka udhëhequr Bjellorusinë qysh në vitin 1994, ka shprehur vendosmërinë për të qëndruar në pushtet, pavarësisht protestave kundër rizgjedhjes së tij, që zgjasin për më shumë se dy javë.

    Lukashenka, 65 vjeç, ka thënë se Këshilli Koordinues i Tsikhanouskayas, i formuar javën e kaluar me qëllimin e deklaruar për hapjen e negociatave me qeverinë, është një përpjekje e paligjshme për të marrë pushtetin.

    Organizatorët e protestave bënë thirrje për një tubim, mbrëmjen e sotme, për të festuar përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Bjellorusisë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991.

    Kjo festë është shfuqizuar nga Lukashenka pasi ka marrë pushtetin, 26 vjet më parë.

    Duke thënë se së paku gjashtë protestues bjellorusë janë vrarë në përleshje me policinë dhe se dhjetëra janë dërguar në paraburgim, Tsikhanouskaya kërkoi “respekt për të drejtat politike” dhe “lirimin e të gjithë të burgosurve politikë” në Bjellorusi.

    “Bjellorusia është zgjuar. Ne nuk jemi më opozitë. Tani jemi shumica”, u tha Tsikhanouskaya ligjvënësve evropianë, duke shtuar se mbi 200,000 njerëz dolën në rrugët e Minskut në protestën e 23 gushtit. /rel/

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.