×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit

    FrontOnline
    30 Janar 2021

    Mijëra kontributdhënës në Trust me shtetësi jokosovare e që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia Veriore apo Lugina e Preshevës mbeten të kushtëzuar për tërheqjen e 10 përqind të mjeteve të kursyera pas aprovimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

    Posedimi i numrit personal të Kosovës, qoftë i përkohshëm ose i përhershëm, mbetet kusht për shtetasit e huaj të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqind të mjeteve në Trust.

    Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se numri personal i Kosovës duhet të përputhet me numrin e llogarisë bankare. Për këtë çështje, sipas tij, janë refuzuar mijëra shtetas të huaj që punojnë në Kosovë për tërheqjen e mjeteve të tyre nga Trusti.

    “Nuk kam statistika të sakta, mund të jetë me qindra ose mijëra (refuzime të aplikimeve nga shtetas të huaj). Numri personal i Kosovës është kusht dhe në momentin që ky numër përputhet me numrin personal në bankë që është si informacion i konfirmimit të identitetit të tyre, ata bëjnë aplikimin pa problem. Kjo ka ndodhë që në fillim dhe shumica e tyre e kanë pasur në bankë një numër personal tjetër nga ajo që e kanë pasur në llogarinë pensionale në Trust, për këtë ka qenë i pamundur aplikimi. […] Ka të punësuar në sektor të ndryshëm, kemi të punësuar edhe nga Shqipëria, edhe nga Maqedonia, dhe nga Lugina e Preshevës me rrethinë, të cilët i kanë pasur këto vështirësi administrative teknike”, thekson ai.

    Demi ka pranuar se për këto kushtëzime kanë pranuar një numër të madh të ankesave me telefon dhe në mënyrë elektronike.

    Në anën tjetër, ai ka thënë se nuk e dinë sa mund të jetë numri i saktë i kontributdhënësve në Trust që janë shtetas të huaj.

    “Nuk e kam këtë informacion (numri total i kontriobutdhënësve me shtetësi të huaj) sepse edhe ne e kemi të vështirë t’i identifikojmë cili është shtetas i huaj dhe cili është jo i huaj. Sepse për ne, për sistemin, çdo kontribuues duhet të ketë një numër personal të Kosovës. Dhe ai aplikues përderisa ka numër personal të Kosovës, qoftë ky i përkohshëm ose i përhershëm, ne nuk mund ta verifikojmë, nuk kemi informacion cili na konfirmon nëse ky kontribuues është shtetas i Kosovës apo i huaj”, thotë ai.

    Në ditët e para kur filloi aplikimi për tërheqjen e 10%-shit në Trust kishte më shumë se 200 mijë kërkesa brenda ditës, por ky numër tashmë ka filluar të bie dhe tashmë numërohen vetëm qindra aplikime në 24 orë. Numri total i atyre që kanë aplikuar deri më tash për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre është mbi 410 mijë.

    “Më shumë se 410 mijë kontribuues deri tani kanë aplikuar, më shumë se 110 milionë euro janë përfitimet që ata i kanë marrë, nga e cila shumë është kthim nga investimet”, tha ai.

    Pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, dita e parë e aplikimit për tërheqjen e 10 përqind të Trustit ishte më 11 dhjetor 2020, ndërsa afati i fundit mbetet data 6 prill e këtij viti. Sipas ligjit, qytetarët që i kanë deri në 10.000 euro kursime, Qeveria do t’ua rimbursojë, duke nisur nga viti 2023.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...
    Të tjera
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij të fundit me liderin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.