×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trumpi do të nënshkruajë urdhër ekzekutiv për reformat policore

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për rritjen e fondeve, me qëllim të ofrimit të trajnimeve më të mira për zyrtarët policorë sa i përket përdorimit të forcës.

    Aty përfshihet edhe krijimi i një databaze federale për të gjurmuar sjelljen e keqe të këtyre zyrtarëve.

    Ky urdhër, që do të nënshkruhet më 16 qershor, vjen teksa në një numër qytetesh dhe shtetesh kanë nisur të aplikohen masa të reja, si përgjigje ndaj protestave masive, të nxitura nga vdekja e afrikano-amerikanit, George Floyd.

    Floyd ka vdekur pas presionit që i është bërë në qafë me gju nga një zyrtar policor, derisa ai ka qenë në mbajtje.

    Megjithatë vendimi pritet të mos përmbushë pritjet e pjesëtarëve të Lëvizjes, ‘Jeta e Zezakëve ka Vlerë’, dhe aktivistëve tjerë, të cilët kanë kërkuar ndryshime rrënjësore të sistemit të drejtësisë penale.

    “Qëllimi kryesor është që në dëshirojmë ligj dhe rregull, dhe duam që kjo gjë të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të sigurt”, ka thënë Trumpi.

    Urdhri ekzekutiv i presidentit vjen teksa Kongresi çon përpara një projektligj më të detajuar rreth reformave policore në nivel federal, ani pse Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët është duke punuar në një projekt të veçantë nga ai i Senatit, të kontrolluar nga republikanët.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i këtij qyteti, Ferit Idrizi....
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës në Gjakovë ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Kësaj liste i prin kandidati për kryetar në...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi ka reaguar për situatën e rëndë financiare në televizionin publik, kur po hyjmë në ditën e 15-të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj kufizimeve dhe procedurave që po ndiqen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke i krahasuar ato me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Redaktori i RTK-së, Alban Selimi, ka reaguar ashpër për vonesat në pagat e punonjësve të RTK-së, duke e quajtur situatën “të turpshme”....
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt...
    Sport14 Gusht 2025
    Humbja 3-1 ndaj FCSB në ndeshjen e kthimit i mbyll dyert e kualifikimit në Ligën e Evropës, por Drita do të kenë...
    Lajme14 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 61 vatra zjarri. Nëntë prej tyre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.