Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ai ishte shumë më i prirur për ta zhvilluar samitin e G7-s pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA në nëntor.
“Ne do të donim ta bënim atë në shtator. Ne mund ta bënim atë përmes telekonferencës ose mund ta bënim atë përmes një takimi fizik”, tha Trump në një konferencë shtypi.
“Samiti i G7-s është shumë i rëndësishëm”, vazhdoi Trump.
I pyetur nëse do ta ftonte presidentin rus Vladimir Putin në samit, Trump theksoi se vendimi do të merrej në të ardhmen.
“Unë sigurisht që do ta ftoja në mbledhje”, tha Trump.
“Ne do të ftojmë disa liderë, vendet e të cilëve nuk janë në G7. Disa prej tyre tashmë kanë pranuar”, shtoi ai/DPA.